Surja Jusuf indeksuar me numër 12 , numri i ajeteve 111
1 Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABIL-MUBINI
2 Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
‘INNA ‘ENZELNAHU KUR’ANÆN ‘AREBIJÆN LE’ALLEKUM TA’KILUNE
3 Ne me të shpallur të këtij Kur'ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
NEHNU NEKUSSU ‘ALEJKE ‘EHSENEL-KASESI BIMA ‘EWHEJNA ‘ILEJKE HADHAL-KUR’ANE WE ‘IN KUNTE MIN KABLIHI LEMINEL-GAFILINE
4 (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
‘IDH KALE JUSUFU LI’EBIHI JA ‘EBETI ‘INNI RE’EJTU ‘EHEDE ‘ASHERE KEWKEBÆN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE RE’EJTUHUM LI SAXHIDINE
5 Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
KALE JA BUNEJJE LA TEKSUS RU’UJA KE ‘ALA ‘IHWETIKE FEJEKIDU LEKE KEJDÆN ‘INNE ESH-SHEJTANE LIL’INSANI ‘ADUWUN MUBINUN
6 "Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!
WE KEDHELIKE JEXHTEBIKE REBBUKE WE JU’ALLIMUKE MIN TE’WILIL-’EHADITHI WE JUTIMMU NI’METEHU ‘ALEJKE WE ‘ALA ‘ALI JA’KUBE KEMA ‘ETEMMEHA ‘ALA ‘EBEWEJKE MIN KABLU ‘IBRAHIME WE ‘ISHAKA ‘INNE REBBEKE ‘ALIMUN HEKIMUN
7 Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
LEKAD KANE FI JUSUFE WE ‘IHWETIHI ‘AJATUN LILSSA’ILINE
8 Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi".
‘IDH KALU LEJUSUFU WE ‘EHUHU ‘EHEBBU ‘ILA ‘EBINA MINNA WE NEHNU ‘USBETUN ‘INNE ‘EBANA LEFI DELALIN MUBININ
9 Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
EKTULU JUSUFE ‘EWI ETREHUHU ‘ERDÆN JEHLU LEKUM WEXHHU ‘EBIKUM WE TEKUNU MIN BA’DIHI KAWMÆN SALIHINE
10 Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".
KALE KA’ILUN MINHUM LA TEKTULU JUSUFE WE ‘ELKUHU FI GAJABETIL-XHUBBI JELTEKITHU BA’DU ES-SEJJARETI ‘IN KUNTUM FA’ILINE
11 Ata thanë: "O babai ynë, ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?"
KALU JA ‘EBANA MA LEKE LA TE’MENNA ‘ALA JUSUFE WE ‘INNA LEHU LENASIHUNE
12 "Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë".
‘ERSILHU ME’ANA GADÆN JERTA’ WE JEL’AB WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
13 Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të".
KALE ‘INNI LEJEHZUNUNI ‘EN TEDH/HEBU BIHI WE ‘EHAFU ‘EN JE’KULEHU EDH-DHI’BU WE ‘ENTUM ‘ANHU GAFILUNE
14 Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
KALU LE’IN ‘EKELEHU EDH-DHI’BU WE NEHNU ‘USBETUN ‘INNA ‘IDHÆN LEHASIRUNE
15 Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t'ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".
FELEMMA DHEHEBU BIHI WE ‘EXHMA’U ‘EN JEXH’ALUHU FI GAJABETIL-XHUBBI WE ‘EWHEJNA ‘ILEJHI LETUNEBBI’ENNEHUM BI’EMRIHIM HADHA WE HUM LA JESH’URUNE
16 E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
WE XHA’U ‘EBAHUM ‘ISHA’EN JEBKUNE
17 Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
KALU JA ‘EBANA ‘INNA DHEHEBNA NESTEBIKU WE TEREKNA JUSUFE ‘INDE META’INA FE’EKELEHU EDH-DHI’BU WE MA ‘ENTE BIMU’UMININ LENA WE LEW KUNNA SADIKINE
18 E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
WE XHA’U ‘ALA KAMISIHI BIDEMIN KEDHIBIN KALE BEL SEWWELET LEKUM ‘ENFUSUKUM ‘EMRÆN FESEBRUN XHEMILUN WEL-LAHUL-MUSTA’ANU ‘ALA MA TESIFUNE
19 Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata.
WE XHA’ET SEJJARETUN FE’ERSELU WE ERIDEHUM FE’EDLA DELWEHU KALE JA BUSHRA HADHA GULAMUN WE ‘ESERRUHU BIDA’ATEN WEL-LAHU ‘ALIMUN BIMA JA’MELUNE
20 Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
WE SHEREWHU BITHEMENIN BEHSIN DERAHIME MA’DUDETIN WE KANU FIHI MINE EZ-ZAHIDINE
21 E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
WE KALEL-LEDHI ESHTERAHU MIN MISRE LI’IMRE’ETIHI ‘EKRIMI METHWAHU ‘ASA ‘EN JENFE’ANA ‘EW NETTEHIDHEHU WELEDÆN WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-’ERDI WE LINU’ALLIMEHU MIN TE’WILIL-’EHADITHI WEL-LAHU GALIBUN ‘ALA ‘EMRIHI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
22 E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
WE LEMMA BELEGA ‘ESHUDDEHU ‘ATEJNAHU HUKMÆN WE ‘ILMÆN WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE
23 E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
WE RAWEDET/HU ELLETI HUWE FI BEJTIHA ‘AN NEFSIHI WE GALLEKATIL-’EBWABE WE KALET HEJTE LEKE KALE MA’ADHEL-LAHI ‘INNEHU RABBI ‘EHSENE METHWAJE ‘INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
24 Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
WE LEKAD HEMMET BIHI WE HEMME BIHA LEWLA ‘EN RE’A BURHANE RABBIHI KEDHALIKE LINESRIFE ‘ANHU ES-SU’E WEL-FEHSHA’E ‘INNEHU MIN ‘IBADINAL-MUHLESINE
25 Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
WE ESTEBEKAL-BABE WE KADDET KAMISEHU MIN DUBURIN WE ‘ELFEJA SEJJIDEHA LEDAL-BABI KALET MA XHEZA’U MEN ‘ERADE BI’EHLIKE SU’ÆN ‘ILLA ‘EN JUSXHENE ‘EW ‘ADHABUN ‘ELIMUN
26 Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen".
KALE HIJE RAWEDETNI ‘AN NEFSI WE SHEHIDE SHAHIDUN MIN ‘EHLIHA ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN KUBULIN FESEDEKAT WE HUWE MINEL-KADHIBINE
27 E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë".
WE ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN DUBURIN FEKEDHEBET WE HUWE MINE ES-SADIKINE
28 E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
FELEMMA RE’A KAMISEHU KUDDE MIN DUBURIN KALE ‘INNEHU MIN KEJDIKUNNE ‘INNE KEJDEKUNNE ‘ADHIMUN
29 "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
JUSUFU ‘A’RID ‘AN HADHA WE ESTEGFIRI LIDHENBIKI ‘INNEKI KUNTI MINEL-HATI’INE
30 Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët".
WE KALE NISWETUN FIL-MEDINETI EMRE’ETUL-’AZIZI TURAWIDU FETAHA ‘AN NEFSIHI KAD SHEGAFEHA HUBBÆN ‘INNA LENERAHA FI DELALIN MUBININ
31 E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
FELEMMA SEMI’AT BIMEKRIHINNE ‘ERSELET ‘ILEJHINNE WE ‘A’TEDET LEHUNNE MUTTEKE’EN WE ‘ATET KULLE WAHIDETIN MINHUNNE SIKKINÆN WE KALETI EHRUXH ‘ALEJHINNE FELEMMA RE’EJNEHU ‘EKBERNEHU WE KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE WE KULNE HASHE LILLAHI MA HADHA BESHERÆN ‘IN HADHA ‘ILLA MELEKUN KERIMUN
32 Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
KALET FEDHALIKUNNEL-LEDHI LUMTUNNENI FIHI WE LEKAD RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI FASTA’SEME WE LE’IN LEM JEF’AL MA ‘AMURUHU LEJUSXHENENNE WE LEJEKUNÆN MINE ES-SAGIRINE
33 Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
KALE RABBI ES-SIXHNU ‘EHEBBU ‘ILEJJE MIMMA JED’UNENI ‘ILEJHI WE ‘ILLA TESRIF ‘ANNI KEJDEHUNNE ‘ESBU ‘ILEJHINNE WE ‘EKUN MINEL-XHAHILINE
34 E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
FASTEXHABE LEHU REBBUHU FESEREFE ‘ANHU KEJDEHUNNE ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
35 Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
THUMME BEDA LEHUM MIN BA’DI MA RE’EWL-’AJATI LEJESXHUNUNNEHU HETTA HININ
36 Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
WE DEHALE ME’AHU ES-SIXHNE FETEJANI KALE ‘EHEDUHUMA ‘INNI ‘ERANI ‘A’SIRU HAMRÆN WE KALEL-’AHARU ‘INNI ‘ERANI ‘EHMILU FEWKA RE’SI HUBZÆN TE’KULUT-TEJRU MINHU NEBBI’NA BITE’WILIHI ‘INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
37 Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
KALE LA JE’TIKUMA TA’AMUN TURZEKANIHI ‘ILLA NEBBE’TUKUMA BITE’WILIHI KABLE ‘EN JE’TIJEKUMA DHALIKUMA MIMMA ‘ALLEMENI RABBI ‘INNI TEREKTU MILLETE KAWMIN LA JU’UMINUNE BILLAHI WE HUM BIL-’AHIRETI HUM KAFIRUNE
38 Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
WE ETTEBA’TU MILLETE ‘ABA’I ‘IBRAHIME WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE MA KANE LENA ‘EN NUSHRIKE BILLAHI MIN SHEJ’IN DHALIKE MIN FEDLI ELLAHI ‘ALEJNA WE ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
39 O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?
JA SAHIBEJI ES-SIXHNI ‘E’ERBABUN MUTEFERRIKUNE HAJRUN ‘EMI ELLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
40 Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
MA TA’BUDUNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘ESMA’EN SEMMEJTUMUHA ‘ENTUM WE ‘ABA’UUKUM MA ‘ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN ‘INIL-HUKMU ‘ILLA LILLAHI ‘EMERE ‘ELLA TA’BUDU ‘ILLA ‘IJAHU DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
41 O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
JA SAHIBEJI ES-SIXHNI ‘EMMA ‘EHEDUKUMA FEJESKI REBBEHU HAMRÆN WE ‘EMMAL-’AHARU FEJUSLEBU FETE’KULUT-TEJRU MIN RE’SIHI KUDIJEL-’EMRUL-LEDHI FIHI TESTEFTIJANI
42 E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
WE KALE LILLEDHI DHENNE ‘ENNEHU NAXHIN MINHUMA EDHKURNI ‘INDE RABBIKE FE’ENSAHU ESH-SHEJTANU DHIKRE RABBIHI FELEBITHE FI ES-SIXHNI BID’A SININE
43 E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!"
WE KALEL-MELIKU ‘INNI ‘ERA SEB’A BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’A SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN JA ‘EJJUHAL-MELE’U ‘EFTUNI FI RU’UJA JE ‘IN KUNTUM LILRRU’UJA TA’BURUNE
44 Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla".
KALU ‘EDGATHU ‘EHLAMIN WE MA NEHNU BITE’WILIL-’EHLAMI BI’ALIMINE
45 E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
WE KALEL-LEDHI NEXHA MINHUMA WE EIDDEKERE BA’DE ‘UMMETIN ‘ENA ‘UNEBBI’UKUM BITE’WILIHI FE’ERSILUNI
46 (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
JUSUFU ‘EJJUHA ES-SIDDIKU ‘EFTINA FI SEB’I BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’I SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN LE’ALLI ‘ERXHI’U ‘ILA EN-NASI LE’ALLEHUM JA’LEMUNE
47 Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani".
KALE TEZRA’UNE SEB’A SININE DE’EBÆN FEMA HESEDTUM FEDHERUHU FI SUNBULIHI ‘ILLA KALILÆN MIMMA TE’KULUNE
48 Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE SEB’UN SHIDADUN JE’KULNE MA KADDEMTUM LEHUNNE ‘ILLA KALILÆN MIMMA TUHSINUNE
49 "Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE ‘AMUN FIHI JUGATHU EN-NASU WE FIHI JA’SIRUNE
50 E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai i tha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç'është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI FELEMMA XHA’EHU ER-RESULU KALE ERXHI’ ‘ILA RABBIKE FAS’ELHU MA BALU EN-NISWETIL-LATI KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE ‘INNE RABBI BIKEJDIHINNE ‘ALIMUN
51 Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!"
KALE MA HATBUKUNNE ‘IDH RAWEDTTUNNE JUSUFE ‘AN NEFSIHI KULNE HASHE LILLAHI MA ‘ALIMNA ‘ALEJHI MIN SU’IN KALETI EMRE’ETUL-’AZIZIL-’ANE HESHESEL-HEKKU ‘ENA RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI WE ‘INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
52 "Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve."
DHALIKE LIJA’LEME ‘ENNI LEM ‘EHUNHU BIL-GAJBI WE ‘ENNEL-LAHE LA JEHDI KEJDEL-HA’ININE
53 Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
WE MA ‘UBERRI’U NEFSI ‘INNE EN-NEFSE LE’EMMARETUN BIS-SU’I ‘ILLA MA REHIME RABBI ‘INNE RABBI GAFURUN REHIMUN
54 Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI ‘ESTEHLISHU LINEFSI FELEMMA KELLEMEHU KALE ‘INNEKEL-JEWME LEDEJNA MEKINUN ‘EMINUN
55 Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
KALE EXH’ALNI ‘ALA HAZA’INIL-’ERDI ‘INNI HEFIDHUN ‘ALIMUN
56 Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-’ERDI JETEBEWWE’U MINHA HEJTHU JESHA’U NUSIBU BIREHMETINA MEN NESHA’U WE LA NUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
57 Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
WE LE’EXHRUL-’AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE ‘AMENU WE KANU JETTEKUNE
58 Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
WE XHA’E ‘IHWETU JUSUFE FEDEHALU ‘ALEJHI FE’AREFEHUM WE HUM LEHU MUNKIRUNE
59 E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
WE LEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM KALE E’TUNI BI’EHIN LEKUM MIN ‘EBIKUM ‘ELA TEREWNE ‘ENNI ‘UFIL-KEJLE WE ‘ENA HAJRUL-MUNZILINE
60 E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
FE’IN LEM TE’TUNI BIHI FELA KEJLE LEKUM ‘INDI WE LA TEKREBUNI
61 Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"
KALU SENURAWIDU ‘ANHU ‘EBAHU WE ‘INNA LEFA’ILUNE
62 Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
WE KALE LIFITJANIHI EXH’ALU BIDA’ATEHUM FI RIHALIHIM LE’ALLEHUM JA’RIFUNEHA ‘IDHA ENKALEBU ‘ILA ‘EHLIHIM LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
63 E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
FELEMMA REXHA’U ‘ILA ‘EBIHIM KALU JA ‘EBANA MUNI’A MINNAL-KEJLU FE’ERSIL ME’ANA ‘EHANA NEKTEL WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
64 Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
KALE HEL ‘AMENUKUM ‘ALEJHI ‘ILLA KEMA ‘EMINTUKUM ‘ALA ‘EHIHI MIN KABLU FE-ELLAHU HAJRUN HAFIDHÆN WE HUWE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
65 E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)".
WE LEMMA FETEHU META’AHUM WE XHEDU BIDA’ATEHUM RUDDET ‘ILEJHIM KALU JA ‘EBANA MA NEBGI HEDHIHI BIDA’ATUNA RUDDET ‘ILEJNA WE NEMIRU ‘EHLENA WE NEHFEDHU ‘EHANA WE NEZDADU KEJLE BA’IRIN DHALIKE KEJLUN JESIRUN
66 Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është garantues për këtë që e thamë".
KALE LEN ‘URSILEHU ME’AKUM HETTA TU’UTUNI MEWTHIKÆN MINEL-LAHI LETE’TUNENI BIHI ‘ILLA ‘EN JUHATE BIKUM FELEMMA ‘ATEWHU MEWTHIKAHUM KALEL-LAHU ‘ALA MA NEKULU WE KILUN
67 Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan".
WE KALE JA BENIJE LA TEDHULU MIN BABIN WAHIDIN WE EDHULU MIN ‘EBWABIN MUTEFERRIKATIN WE MA ‘UGNI ‘ANKUM MINEL-LAHI MIN SHEJ’IN ‘INIL-HUKMU ‘ILLA LILLAHI ‘ALEJHI TEWEKKELTU WE ‘ALEJHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
68 Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
WE LEMMA DEHALU MIN HEJTHU ‘EMEREHUM ‘EBUHUM MMA KANE JUGNI ‘ANHUM MMINEL-LAHI MIN SHEJ’IN ‘ILLA HAXHETEN FI NEFSI JA’KUBE KADAHA WE ‘INNEHU LEDHU ‘ILMIN LIMA ‘ALLEMNAHU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
69 E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"
WE LEMMA DEHALU ‘ALA JUSUFE ‘AWA ‘ILEJHI ‘EHAHU KALE ‘INNI ‘ENA ‘EHUKE FELA TEBTE’IS BIMA KANU JA’MELUNE
70 E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
FELEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM XHE’ALE ES-SIKAJETE FI REHLI ‘EHIHI THUMME ‘EDHDHENE MU’UEDHDHINUN ‘EJJETUHAL-’IRU ‘INNEKUM LESARIKUNE
71 U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
KALU WE ‘EKBELU ‘ALEJHIM MADHA TEFKIDUNE
72 (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
KALU NEFKIDU SUWA’AL-MELIKI WE LIMEN XHA’E BIHI HIMLU BA’IRIN WE ‘ENA BIHI ZA’IMUN
73 Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ALIMTUM MA XHI’NA LINUFSIDE FIL-’ERDI WE MA KUNNA SARIKINE
74 (shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
KALU FEMA XHEZA’UUHU ‘IN KUNTUM KADHIBINE
75 (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
KALU XHEZA’UUHU MEN WUXHIDE FI REHLIHI FEHUWE XHEZA’UUHU KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
76 Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
FEBEDE’E BI’EW’IJETIHIM KABLE WI’A’I ‘EHIHI THUMME ESTEHREXHEHA MIN WI’A’I ‘EHIHI KEDHALIKE KIDNA LIJUSUFE MA KANE LIJE’HUDHE ‘EHAHU FI DINIL-MELIKI ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU NERFA’U DEREXHATIN MEN NESHA’U WE FEWKA KULLI DHI ‘ILMIN ‘ALIMUN
77 (vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni".
KALU ‘IN JESRIK FEKAD SEREKA ‘EHUN LEHU MIN KABLU FE’ESERREHA JUSUFU FI NEFSIHI WE LEM JUBDIHA LEHUM KALE ‘ENTUM SHERRUN MEKANÆN WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA TESIFUNE
78 Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU ‘INNE LEHU ‘EBÆN SHEJHÆN KEBIRÆN FEHUDH ‘EHEDENA MEKANEHU ‘INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
79 Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
KALE MA’ADHEL-LAHI ‘EN NE’HUDHE ‘ILLA MEN WEXHEDNA META’ANA ‘INDEHU ‘INNA ‘IDHÆN LEDHALIMUNE
80 E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!
FELEMMA ESTEJ’ESU MINHU HALESU NEXHIJÆN KALE KEBIRUHUM ‘ELEM TA’LEMU ‘ENNE ‘EBAKUM KAD ‘EHADHE ‘ALEJKUM MEWTHIKÆN MINEL-LAHI WE MIN KABLU MA FERRETTUM FI JUSUFE FELEN ‘EBREHEL-’ERDE HETTA JE’DHENE LI ‘EBI ‘EW JEHKUMEL-LAHU LI WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
81 "Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!
ERXHI’U ‘ILA ‘EBIKUM FEKULU JA ‘EBANA ‘INNE EBNEKE SEREKA WE MA SHEHIDNA ‘ILLA BIMA ‘ALIMNA WE MA KUNNA LILGAJBI HAFIDHINE
82 Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
WE ES’ELIL-KARJETEL-LETI KUNNA FIHA WEL-’IREL-LETI ‘EKBELNA FIHA WE ‘INNA LESADIKUNE
83 Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
KALE BEL SEWWELET LEKUM ‘ENFUSUKUM ‘EMRÆN FESEBRUN XHEMILUN ‘ASALLAHU ‘EN JE’TIJENI BIHIM XHEMI’ÆN ‘INNEHU HUWEL-’ALIMUL-HEKIMU
84 Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi)".
WE TEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA ‘ESEFA ‘ALA JUSUFE WE EBJEDDET ‘AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
85 Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
KALU TE-ELLAHI TEFTE’U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDÆN ‘EW TEKUNE MINEL-HALIKINE
86 Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
KALE ‘INNEMA ‘ESHKU BETHTHI WE HUZNI ‘ILA ELLAHI WE ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
87 (Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE ‘EHIHI WE LA TEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘INNEHU LA JEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
88 (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
FELEMMA DEHALU ‘ALEJHI KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU MESSENA WE ‘EHLENA ED-DURRU WE XHI’NA BIBIDA’ATIN MUZXHÆTIN FE’EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK ‘ALEJNA ‘INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
89 Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
KALE HEL ‘ALIMTUM MA FE’ALTUM BIJUSUFE WE ‘EHIHI ‘IDH ‘ENTUM XHAHILUNE
90 Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
KALU ‘E’INNEKE LE’ENTE JUSUFU KALE ‘ENA JUSUFU WE HEDHA ‘EHI KAD MENNEL-LAHU ‘ALEJNA ‘INNEHU MEN JETTEKI WE JESBIR FE’INNALL-LLAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
91 Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ATHEREKEL-LAHU ‘ALEJNA WE ‘IN KUNNA LEHATI’INE
92 Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!"
KALE LA TETHRIBE ‘ALEJKUMUL-JEWME JEGFIRU ELLAHU LEKUM WE HUWE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
93 "Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
EDH/HEBU BIKAMISI HADHA FE’ELKUHU ‘ALA WEXHHI ‘EBI JE’TI BESIRÆN WE ‘TUNI BI’EHLIKUM ‘EXHMA’INE
94 (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
WE LEMMA FESELETIL-’IRU KALE ‘EBUHUM ‘INNI LE’EXHIDU RIHE JUSUFE LEWLA ‘EN TUFENNIDUNI
95 Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
KALU TE-ELLAHI ‘INNEKE LEFI DELALIKEL-KADIMI
96 E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
FELEMMA ‘EN XHA’EL-BESHIRU ‘ELKAHU ‘ALA WEXHHIHI FARTEDDE BESIRÆN KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKUM ‘INNI ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
97 Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
KALU JA ‘EBANA ESTEGFIR LENA DHUNUBENA ‘INNA KUNNA HATI’INE
98 "Më vonë do t'ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
KALE SEWFE ‘ESTEGFIRU LEKUM RABBI ‘INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
99 (e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
FELEMMA DEHALU ‘ALA JUSUFE ‘AWA ‘ILEJHI ‘EBEWEJHI WE KALE EDHULU MISRE ‘IN SHA’EL-LAHU ‘AMININE
100 Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
WE REFE’A ‘EBEWEJHI ‘ALEL-’ARSHI WE HARRU LEHU SUXHXHEDÆN WE KALE JA ‘EBETI HADHA TE’WILU RU’UJA J MIN KABLU KAD XHE’ALEHA RABBI HEKKÆN WE KAD ‘EHSENE BI ‘IDH ‘EHREXHENI MINE ES-SIXHNI WE XHA’E BIKUM MINEL-BEDWI MIN BA’DI ‘EN NEZEGA ESH-SHEJTANU BEJNI WE BEJNE ‘IHWETI ‘INNE RABBI LETIFUN LIMA JESHA’U ‘INNEHU HUWEL-’ALIMUL-HEKIMU
101 "(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirët!"
REBBI KAD ‘ATEJTENI MINEL-MULKI WE ‘ALLEMTENI MIN TE’WILIL-’EHADITHI FATIRE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ENTE WE LIJI FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI TEWEFFENI MUSLIMÆN WE ‘ELHIKNI BIS-SALIHINE
102 Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
DHALIKE MIN ‘ENBA’IL-GAJBI NUHIHI ‘ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH ‘EXHMA’U ‘EMREHUM WE HUM JEMKURUNE
103 Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
WE MA ‘EKTHERU EN-NASI WE LEW HERESTE BIMU’UMININE
104 Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
WE MA TES’ELUHUM ‘ALEJHI MIN ‘EXHRIN ‘IN HUWE ‘ILLA DHIKRUN LIL’ALEMINE
105 Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
WE KE’EJJIN MIN ‘AJETIN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JEMURRUNE ‘ALEJHA WE HUM ‘ANHA MU’RIDUNE
106 Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
WE MA JU’UMINU ‘EKTHERUHUM BILLAHI ‘ILLA WE HUM MUSHRIKUNE
107 A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga All-llahu e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë katastrofa e përgjithshme.
‘EFE’EMINU ‘EN TE’TIJEHUM GASHIJETUN MIN ‘ADHABI ELLAHI ‘EW TE’TIJEHUMU ES-SA’ATU BEGTETEN WE HUM LA JESH’URUNE
108 Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët".
KUL HEDHIHI SEBILI ‘ED’U ‘ILA ELLAHI ‘ALA BESIRETIN ‘ENA WE MENI ETTEBE’ANI WE SUBHANEL-LAHI WE MA ‘ENA MINEL-MUSHRIKINE
109 Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALÆN NUHI ‘ILEJHIM MIN ‘EHLIL-KURA ‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEDARUL-’AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE ETTEKAW ‘EFELA TA’KILUNE
110 (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
HETTA ‘IDHA ESTEJ’ESE ER-RUSULU WE DHENNU ‘ENNEHUM KAD KUDHIBU XHA’EHUM NESRUNA FENUXHXHIJE MEN NESHA’U WE LA JUREDDU BE’SUNA ‘ANIL-KAWMIL-MUXHRIMINE
111 Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
LEKAD KANE FI KASESIHIM ‘IBRETUN LI’WLIL-’ELBABI MA KANE HEDITHÆN JUFTERA WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILE KULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE