Surja Rad indeksuar me numër 13 , numri i ajeteve 43
1 Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
‘ELIF-LAM-MIM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
2 All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
ELLAHUL-LEDHI REFE’A ES-SEMAWATI BIGAJRI ‘AMEDIN TEREWNEHA THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN JUDEBBIRUL-’EMRE JUFESSILUL-’AJATI LE’ALLEKUM BILIKA’I RABBIKUM TUKINUNE
3 Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
WE HUWEL-LEDHI MEDDEL-’ERDE WE XHE’ALE FIHA REWASIJE WE ‘ENHARÆN WE MIN KULLI ETH-THEMERATI XHE’ALE FIHA ZEWXHEJNI ETHNEJNI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
4 E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
WE FIL-’ERDI KITA’UN MUTEXHAWIRATUN WE XHENNATUN MIN ‘A’NABIN WE ZER’UN WE NEHILUN SINWANUN WE GAJRU SINWANIN JUSKA BIMA’IN WAHIDIN WE NUFEDDILU BA’DEHA ‘ALA BA’DIN FIL-’UKULI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
5 E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
WE ‘IN TA’XHEB FE’AXHEBUN KAWLUHUM ‘E’IDHA KUNNA TURABÆN ‘E’INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN ‘ULA’IKEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM WE ‘ULA’IKEL-’EGLALU FI ‘A’NAKIHIM WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
6 E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
WE JESTA’XHILUNEKE BIS-SEJJI’ETI KABLEL-HESENETI WE KAD HALET MIN KABLIHIMUL-METHULATU WE ‘INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN LILNNASI ‘ALA DHULMIHIM WE ‘INNE REBBEKE LESHEDIDUL-’IKABI
7 "Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI ‘INNEMA ‘ENTE MUNDHIRUN WE LIKULLI KAWMIN HADIN
8 All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
ELLAHU JA’LEMU MA TEHMILU KULLU ‘UNTHA WE MA TEGIDUL-’ERHAMU WE MA TEZDADU WE KULLU SHEJ’IN ‘INDEHU BIMIKDARIN
9 Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-KEBIRUL-MUTA’ALI
10 Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
SEWA’UN MINKUM MEN ‘ESERREL-KAWLE WE MEN XHEHERE BIHI WE MEN HUWE MUSTEHFIN BIL-LEJLI WE SARIBUN BIN-NEHARI
11 Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
LEHU MU’AKKIBATUN MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI JEHFEDHUNEHU MIN ‘EMRI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE LA JUGAJJIRU MA BIKAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI’ENFUSIHIM WE ‘IDHA ‘ERADEL-LAHU BIKAWMIN SU’ÆN FELA MEREDDE LEHU WE MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE E-
12 Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
HUWEL-LEDHI JURIKUMUL-BERKA HAWFÆN WE TEMA’ÆN WE JUNSHI’U ES-SEHABE ETH-THIKALE
13 Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
WE JUSEBBIHU ER-RA’DU BIHEMDIHI WEL-MELA’IKETU MIN HIFETIHI WE JURSILU ES-SEWA’IKA FEJUSIBU BIHA MEN JESHA’U WE HUM JUXHADILUNE FI ELLAHI WE HUWE SHEDIDUL-MIHALI
14 Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
LEHU DA’WETUL-HEKKI WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNIHI LA JESTEXHIBUNE LEHUM BISHEJ’IN ‘ILLA KEBASITI KEFFEJHI ‘ILAL-MA’I LIJEBLUGA FAHU WE MA HUWE BIBALIGIHI WE MA DU’A’UL-KAFIRINE ‘ILLA FI DELALIN
15 Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
WE LILLEHI JESXHUDU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI TEW’ÆN WE KERHÆN WE DHILALUHUM BIL-GUDUWI WEL-’ASALI
16 Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes"!
KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULI ELLAHU KUL ‘EFATTEHADHTUM MIN DUNIHI ‘EWLIJA’E LA JEMLIKUNE LI’NFUSIHIM NEF’ÆN WE LA DERRÆN KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EM HEL TESTEWI EDH-DHULUMATU WE EN-NUR ‘EM XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E HALEKU KEHALKIHI FETESHABEHEL-HALKU ‘ALEJHIM KULI ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ’IN WE HUWEL-WAHIDUL-KAHHARU
17 Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FESALET ‘EWDIJETUN BIKADERIHA FAHTEMELE ES-SEJLU ZEBEDÆN RABIÆN WE MIMMA JUKIDUNE ‘ALEJHI FI EN-NARI EBTIGA’E HILJETIN ‘EW META’IN ZEBEDUN MITHLUHU KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-HEKKA WEL-BATILE FE’EMMA EZ-ZEBEDU FEJEDH/HEBU XHUFA’EN WE ‘EMMA MA JENFA’U EN-NASE FEJEMKUTHU FIL-’ERDI KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE
18 Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’ÆN WE MITHLEHU ME’AHU LAFTEDEW BIHI ‘ULA’IKE LEHUM SU’UL-HISABI WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MIHADU
19 A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
‘EFEMEN JA’LEMU ‘ENNEMA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE ‘A’MA ‘INNEMA JETEDHEKKERU ‘ULUL-’ELBABI
20 Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
EL-LEDHINE JUFUNE BI’AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
21 Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
WEL-LEDHINE JESILUNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU’EL-HISABI
22 Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
WEL-LEDHINE SEBERU EBTIGA’E WEXHHI RABBIHIM WE ‘EKAMU ES-SELÆTE WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRÆN WE ‘ALANIJETEN WE JEDRE’UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI’ETE ‘ULA’IKE LEHUM ‘UKBA ED-DARI
23 (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA WE MEN SELEHE MIN ‘ABA’IHIM WE ‘EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM WEL-MELA’IKETU JEDHULUNE ‘ALEJHIM MIN KULLI BABIN
24 (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
SELAMUN ‘ALEJKUM BIMA SEBERTUM FENI’ME ‘UKBA ED-DARI
25 E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
WEL-LEDHINE JENKUDUNE ‘AHDEL-LAHI MIN BA’DI MITHAKIHI WE JEKTA’UNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-’ERDI ‘ULA’IKE LEHUMUL-LA’NETU WE LEHUM SU’U ED-DARI
26 All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU WE FERIHU BIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE MAL-HEJÆTU ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA META’UN
27 E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI KUL ‘INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA’U WE JEHDI ‘ILEJHI MEN ‘ENABE
28 Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE TETME’INNU KULUBUHUM BIDHIKRI ELLAHI ‘ELA BIDHIKRI ELLAHI TETME’INNUL-KULUBU
29 Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI TUBA LEHUM WE HUSNU ME’ABIN
30 Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime".
KEDHALIKE ‘ERSELNAKE FI ‘UMMETIN KAD HALET MIN KABLIHA ‘UMEMUN LITETLUWE ‘ALEJHIMUL-LEDHI ‘EWHEJNA ‘ILEJKE WE HUM JEKFURUNE BIR-REHMENI KUL HUWE RABBI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ‘ALEJHI TEWEKKELTU WE ‘ILEJHI METABI
31 "Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
WE LEW ‘ENNE KUR’ANÆN SUJJIRET BIHIL-XHIBALU ‘EW KUTTI’AT BIHIL-’ERDU ‘EW KULLIME BIHIL-MEWTA BEL LILLAHIL-’EMRU XHEMI’ÆN ‘EFELEM JEJ’ESIL-LEDHINE ‘AMENU ‘EN LEW JESHA’U ELLAHU LEHEDA EN-NASE XHEMI’ÆN WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU TUSIBUHUM BIMA SENA’U KARI’ATUN ‘EW TEHULLU KARIBÆN MIN DARIHIM HETTA JE’TIJE WA’DU ELLAHI ‘INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI’ADE
32 Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FE’EMLEJTU LILLEDHINE KEFERU THUMME ‘EHADHTUHUM FEKEJFE KANE ‘IKABI
33 A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka udhëzues".
‘EFEMEN HUWE KA’IMUN ‘ALA KULLI NEFSIN BIMA KESEBET WE XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E KUL SEMMUHUM ‘EM TUNEBBI’UNEHU BIMA LA JA’LEMU FIL-’ERDI ‘EM BIDHAHIRIN MINEL-KAWLI BEL ZUJJINE LILLEDHINE KEFERU MEKRUHUM WE SUDDU ‘ANI ES-SEBILI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
34 Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
LEHUM ‘ADHABUN FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE LE’ADHABUL-’AHIRETI ‘ESHEKKU WE MA LEHUM MINEL-LAHI MIN WAKIN
35 Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
METHELUL-XHENNETI ELLETI WU’IDEL-MUTTEKUNE TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU ‘UKULUHA DA’IMUN WE DHILLUHA TILKE ‘UKBAL-LEDHINE ETTEKAW WE ‘UKBAL-KAFIRINE EN-NARU
36 Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!
WEL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JEFREHUNE BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MINEL-’EHZABI MEN JUNKIRU BA’DEHU KUL ‘INNEMA ‘UMIRTU ‘EN ‘A’BUDEL-LAHE WE LA ‘USHRIKE BIHI ‘ILEJHI ‘ED’U WE ‘ILEJHI ME’ABI
37 Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
WE KEDHELIKE ‘ENZELNAHU HUKMÆN ‘AREBIJÆN WE LE’INI ETTEBA’TE ‘EHWA’EHUM BA’DEMA XHA’EKE MINEL-’ILMI MA LEKE MINEL-LAHI MIN WE LIJIN WE LA WAKIN
38 Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
WE LEKAD ‘ERSELNA RUSULÆN MIN KABLIKE WE XHE’ALNA LEHUM ‘EZWAXHÆN WE DHURRIJETEN WE MA KANE LIRESULIN ‘EN JE’TIJE BI’AJETIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI LIKULLI ‘EXHELIN KITABUN
39 All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
JEMHU ELLAHU MA JESHA’U WE JUTHBITU WE ‘INDEHU ‘UMMUL-KITABI
40 Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
WE ‘IN MA NURIJENNEKE BA’DEL-LEDHI NA’IDUHUM ‘EW NETEWEFFEJENNEKE FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGU WE ‘ALEJNAL-HISABU
41 A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
‘EWELEM JEREW ‘ENNA NE’TIL-’ERDE NENKUSUHA MIN ‘ETRAFIHA WEL-LAHU JEHKUMU LA MU’AKKIBE LIHUKMIHI WE HUWE SERI’UL-HISABI
42 Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëria e lumtur.
WE KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELILLAHIL-MEKRU XHEMI’ÆN JA’LEMU MA TEKSIBU KULLU NEFSIN WE SEJA’LEMUL-KUFFARU LIMEN ‘UKBA ED-DARI
43 E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LESTE MURSELÆN KUL KEFA BILLAHI SHEHIDÆN BEJNI WE BEJNEKUM WE MEN ‘INDEHU ‘ILMUL-KITABI