Surja Haxh indeksuar me numër 22 , numri i ajeteve 78
1 O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
JA ‘EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM ‘INNE ZELZELETE ES-SA’ATI SHEJ’UN ‘ADHIMUN
2 Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
JEWME TEREWNEHA TEDH/HELU KULLU MURDI’ATIN ‘AMMA ‘ERDE’AT WE TEDA’U KULLU DHATI HEMLIN HEMLEHA WE TERA EN-NASE SUKARA WE MA HUM BISUKARA WE LEKINNE ‘ADHABEL-LAHI SHEDIDUN
3 Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI ‘ILMIN WE JETTEBI’U KULLE SHEJTANIN MERIDIN
4 Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
KUTIBE ‘ALEJHI ‘ENNEHU MEN TEWELLAHU FE’ENNEHU JUDILLUHU WE JEHDIHI ‘ILA ‘ADHABI ES-SA’IRI
5 O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘IN KUNTUM FI REJBIN MINEL-BA’THI FE’INNA HALEKNAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN ‘ALEKATIN THUMME MIN MUDGATIN MUHALLEKATIN WE GAJRI MUHALLEKATIN LINUBEJJINE LEKUM WE NUKIRRU FIL-’ERHAMI MA NESHA’U ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN THUMME NUHRIXHUKUM TIFLÆN THUMME LITEBLUGU ‘ESHUDDEKUM WE MINKUM MEN JUTEWEFFA WE MINKUM MEN JUREDDU ‘ILA ‘ERDHELIL-’UMURI LIKEJLA JA’LEME MIN BA’DI ‘ILMIN SHEJ’ÆN WE TERAL-’ERDE HAMIDETEN FE’IDHA ‘ENZELNA ‘ALEJHAL-MA’E EHTEZZET WE REBET WE ‘ENBETET MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
6 Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
DHALIKE BI’ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE ‘ENNEHU JUHJIL-MEWTA WE ‘ENNEHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
7 Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
WE ‘ENNE ES-SA’ATE ‘ATIJETUN LA REJBE FIHA WE ‘ENNEL-LAHE JEB’ATHU MEN FIL-KUBURI
8 E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI ‘ILMIN WE LA HUDEN WE LA KITABIN MUNIRIN
9 Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
THANIJE ‘ITFIHI LIJUDILLE ‘AN SEBILI ELLAHI LEHU FI ED-DUNJA HIZJUN WE NUDHIKUHU JEWMEL-KIJAMETI ‘ADHABEL-HERIKI
10 Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
DHALIKE BIMA KADDEMET JEDAKE WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
11 Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
WE MINE EN-NASI MEN JA’BUDU ELLAHE ‘ALA HERFIN FE’IN ‘ESABEHU HAJRUN ETME’ENNE BIHI WE ‘IN ‘ESABET/HU FITNETUN ENKALEBE ‘ALA WEXHHIHI HASIRE ED-DUNJA WEL-’AHIRETE DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
12 Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
JED’U MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHU WE MA LA JENFA’UHU DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA’IDU
13 Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
JED’U LEMEN DERRUHU ‘EKREBU MIN NEF’IHI LEBI’SEL-MEWLA WE LEBI’SEL-’ASHIRU
14 Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
‘INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU ‘INNALL-LLAHE JEF’ALU MA JURIDU
15 Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
MEN KANE JEDHUNNU ‘EN LEN JENSUREHU ELLAHU FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI FELJEMDUD BISEBEBIN ‘ILA ES-SEMA’I THUMME LIJEKTA’ FELJENDHUR HEL JUDH/HIBENNE KEJDUHU MA JEGIDHU
16 Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
WE KEDHELIKE ‘ENZELNAHU ‘AJATIN BEJJINATIN WE ‘ENNEL-LAHE JEHDI MEN JURIDU
17 Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI’INE WE EN-NESARA WEL-MEXHUSE WEL-LEDHINE ‘ESHREKU ‘INNALL-LLAHE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
18 A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE JESXHUDU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-’ERDI WE ESH-SHEMSU WEL-KAMERU WE EN-NUXHUMU WEL-XHIBALU WE ESH-SHEXHERU WE ED-DEWABBU WE KETHIRUN MINE EN-NASI WE KETHIRUN HEKKA ‘ALEJHIL-’ADHABU WE MEN JUHINI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUKRIMIN ‘INNALL-LLAHE JEF’ALU MA JESHA’U
19 Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
HEDHANI HASMANI EHTESEMU FI RABBIHIM FE-EL-LEDHINE KEFERU KUTTI’AT LEHUM THIJABUN MIN NARIN JUSEBBU MIN FEWKI RU’USIHIMUL-HEMIMU
20 Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
JUSHERU BIHI MA FI BUTUNIHIM WEL-XHULUDU
21 Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
WE LEHUM MEKAMI’U MIN HEDIDIN
22 Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
KULLEMA ‘ERADU ‘EN JEHRUXHU MINHA MIN GAMMIN ‘U’IDU FIHA WE DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
23 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
‘INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN ‘ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU’ULU’UÆN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
24 Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
WE HUDU ‘ILAT-TEJJIBI MINEL-KAWLI WE HUDU ‘ILA SIRATIL-HEMIDI
25 S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-MESXHIDIL-HERAMIL-LEDHI XHE’ALNAHU LILNNASI SEWA’ENL-’AKIFU FIHI WEL-BADI WE MEN JURID FIHI BI’ILHADIN BIDHULMIN NUDHIKHU MIN ‘ADHABIN ‘ELIMIN
26 Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
WE ‘IDH BEWWE’NA LI’IBRAHIME MEKANEL-BEJTI ‘EN LA TUSHRIK BI SHEJ’ÆN WE TEHHIR BEJTIJE LILTTA’IFINE WEL-KA’IMINE WE ER-RUKKA’I ES-SUXHUDI
27 Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
WE ‘EDHDHIN FI EN-NASI BIL-HEXHXHI JE’TUKE RIXHALÆN WE ‘ALA KULLI DAMIRIN JE’TINE MIN KULLI FEXHXHIN ‘AMIKIN
28 (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
LIJESH/HEDU MENAFI’A LEHUM WE JEDHKURU ESMEL-LAHI FI ‘EJJAMIN MA’LUMATIN ‘ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-’EN’AM FEKULU MINHA WE ‘ET’IMUL-BA’ISEL-FEKIRE
29 Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
THUMME LIJEKDU TEFETHEHUM WE LIUFU NUDHUREHUM WE LIETTEWWEFU BIL-BEJTIL-’ATIKI
30 Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
DHALIKE WE MEN JU’ADHDHIM HURUMATI ELLAHI FEHUWE HAJRUN LEHU ‘INDE RABBIHI WE ‘UHILLET LEKUMUL-’EN’AM ‘ILLA MA JUTLA ‘ALEJKUM FAXHTENIBU ER-RIXHSE MINEL-’EWTHANI WE EXHTENIBU KAWLE EZ-ZURI
31 Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
HUNEFA’E LILLAHI GAJRE MUSHRIKINE BIHI WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKE’ENNEMA HARRE MINE ES-SEMA’I FETEHTEFUHUT-TEJRU ‘EW TEHWI BIHI ER-RIHU FI MEKANIN SEHIKIN
32 Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
DHALIKE WE MEN JU’ADHDHIM SHA’A’IREL-LAHI FE’INNEHA MIN TEKWAL-KULUBI
33 Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
LEKUM FIHA MENAFI’U ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN THUMME MEHILLUHA ‘ILAL-BEJTIL-’ATIKI
34 Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
WE LIKULLI ‘UMMETIN XHE’ALNA MENSEKÆN LIJEDHKURU ESMEL-LAHI ‘ALA MA REZEKAHUM MIN BEHIMETIL-’EN’AMI FE’ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FELEHU ‘ESLIMU WE BESHSHIRIL-MUHBITINE
35 Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
EL-LEDHINE ‘IDHA DHUKIREL-LAHU WEXHILET KULUBUHUM WE ES-SABIRINE ‘ALA MA ‘ESABEHUM WEL-MUKIMI ES-SELÆTI WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
36 E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
WEL-BUDNE XHE’ALNAHA LEKUM MIN SHA’A’IRI ELLAHI LEKUM FIHA HAJRUN FADHKURU ESMEL-LAHI ‘ALEJHA SEWAFFE FE’IDHA WEXHEBET XHUNUBUHA FEKULU MINHA WE ‘ET’IMUL-KANI’A WEL-MU’TERRE KEDHALIKE SEHHARNAHA LEKUM LE’ALLEKUM TESHKURUNE
37 Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
LEN JENALEL-LAHE LUHUMUHA WE LA DIMA’UUHA WE LEKIN JENALUHUT-TEKWA MINKUM KEDHALIKE SEHHAREHA LEKUM LITUKEBBIRU ELLAHE ‘ALA MA HEDAKUM WE BESHSHIRIL-MUHSININE
38 All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
‘INNALL-LLAHE JUDAFI’U ‘ANIL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU KULLE HAWWANIN KEFURIN
39 Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
‘UDHINE LILLEDHINE JUKATELUNE BI’ENNEHUM DHULIMU WE ‘INNALL-LLAHE ‘ALA NESRIHIM LEKADIRUN
40 (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
EL-LEDHINE ‘UHRIXHU MIN DIJARIHIM BIGAJRI HEKKIN ‘ILLA ‘EN JEKULU REBBUNALLAHU WE LEWLA DEF’U ELLAHI EN-NASE BA’DEHUM BIBA’DIN LEHUDDIMET SEWAMI’U WE BIJA’UN WE SELEWATUN WE MESAXHIDU JUDHKERU FIHA ESMU ELLAHI KETHIRÆN WE LEJENSURENNEL-LAHU MEN JENSURUHU ‘INNALL-LLAHE LEKAWIJUN ‘AZIZUN
41 (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
EL-LEDHINE ‘IN MEKKENNAHUM FIL-’ERDI ‘EKAMU ES-SELÆTE WE ‘ATEW EZ-ZEKÆTE WE ‘EMERU BIL-MA’RUFI WE NEHEW ‘ANIL-MUNKERI WE LILLEHI ‘AKIBETUL-’UMURI
42 Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
WE ‘IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE ‘ADUN WE THEMUDU
43 Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
WE KAWMU ‘IBRAHIME WE KAWMU LUTIN
44 Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
WE ‘ESHABU MEDJENE WE KUDHDHIBE MUSA FE’EMLEJTU LILKAFIRINE THUMME ‘EHADHTUHUM FEKEJFE KANE NEKIRI
45 E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
FEKE’EJJIN MIN KARJETIN ‘EHLEKNAHA WE HIJE DHALIMETUN FEHIJE HAWIJETUN ‘ALA ‘URUSHIHA WE BI’RIN MU’ATTELETIN WE KASRIN MESHIDIN
46 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FETEKUNE LEHUM KULUBUN JA’KILUNE BIHA ‘EW ‘ADHANUN JESMA’UNE BIHA FE’INNEHA LA TA’MAL-’EBSARU WE LEKIN TA’MAL-KULUBU ELLETI FI ES-SUDURI
47 Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
WE JESTA’XHILUNEKE BIL-’ADHABI WE LEN JUHLIFEL-LAHU WA’DEHU WE ‘INNE JEWMÆN ‘INDE RABBIKE KE’ELFI SENETIN MIMMA TA’UDDUNE
48 Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
WE KE’EJJIN MIN KARJETIN ‘EMLEJTU LEHA WE HIJE DHALIMETUN THUMME ‘EHADHTUHA WE ‘ILEJJEL-MESIRU
49 Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen".
KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNEMA ‘ENA LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
50 E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
FE-EL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
51 Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
WEL-LEDHINE SE’AW FI ‘AJATINA MU’AXHIZINE ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
52 Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.
WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESULIN WE LA NEBIJIN ‘ILLA ‘IDHA TEMENNA ‘ELKA ESH-SHEJTANU FI ‘UMNIJETIHI FEJENSEHU ELLAHU MA JULKI ESH-SHEJTANU THUMME JUHKIMU ELLAHU ‘AJATIHI WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
53 E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
LIJEXH’ALE MA JULKI ESH-SHEJTANU FITNETEN LILLEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KASIJETI KULUBUHUM WE ‘INNE EDH-DHALIMINE LEFI SHIKAKIN BA’IDIN
54 E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
WE LIJA’LEMEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME ‘ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE FEJU’UMINU BIHI FETUHBITE LEHU KULUBUHUM WE ‘INNALL-LLAHE LEHADIL-LEDHINE ‘AMENU ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
55 Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU FI MIRJETIN MINHU HETTA TE’TIJEHUMU ES-SA’ATU BEGTETEN ‘EW JE’TIJEHUM ‘ADHABU JEWMIN ‘AKIMIN
56 Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
EL-MULKU JEWME’IDHIN LILLAHI JEHKUMU BEJNEHUM FE-EL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FI XHENNATI EN-NA’IMI
57 Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA FE’ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN
58 E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
WEL-LEDHINE HAXHERU FI SEBILI ELLAHI THUMME KUTILU ‘EW MATU LEJERZUKANNEHUMU ELLAHU RIZKÆN HESENÆN WE ‘INNALL-LLAHE LEHUWE HAJRU ER-RAZIKINE
59 Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
LEJUDHILENNEHUM MUDHALÆN JERDEWNEHU WE ‘INNALL-LLAHE LE’ALIMUN HELIMUN
60 Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
DHALIKE WE MEN ‘AKABE BIMITHLI MA ‘UKIBE BIHI THUMME BUGIJE ‘ALEJHI LEJENSURENNEHU ELLAHU ‘INNALL-LLAHE LE’AFUWUN GAFURUN
61 Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
DHALIKE BI’ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE ‘ENNEL-LAHE SEMI’UN BESIRUN
62 Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
DHALIKE BI’ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE ‘ENNE MA JED’UNE MIN DUNIHI HUWEL-BATILU WE ‘ENNEL-LAHE HUWEL-’ALIJUL-KEBIRU
63 A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FETUSBIHUL-’ERDU MUHDERRETEN ‘INNALL-LLAHE LETIFUN HABIRUN
64 Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘INNALL-LLAHE LEHUWEL-GANIJUL-HEMIDU
65 A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE SEHHARE LEKUM MA FIL-’ERDI WEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BI’EMRIHI WE JUMSIKU ES-SEMA’E ‘EN TEKA’A ‘ALEL-’ERDI ‘ILLA BI’IDHNIHI ‘INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE’UFUN REHIMUN
66 Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
WE HUWEL-LEDHI ‘EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM ‘INNEL-’INSANE LEKEFURUN
67 Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
LIKULLI ‘UMMETIN XHE’ALNA MENSEKÆN HUM NASIKUHU FELA JUNAZI’UNNEKE FIL-’EMRI WE ED’U ‘ILA RABBIKE ‘INNEKE LE’ALA HUDEN MUSTEKIMIN
68 E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni".
WE ‘IN XHADELUKE FEKULI ELLAHU ‘A’LEMU BIMA TA’MELUNE
69 "All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
70 A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
‘ELEM TA’LEM ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘INNE DHALIKE FI KITABIN ‘INNE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRUN
71 Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
WE JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANÆN WE MA LEJSE LEHUM BIHI ‘ILMUN WE MA LILDHDHALIMINE MIN NESIRIN
72 E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN TA’RIFU FI WUXHUHIL-LEDHINE KEFERUL-MUNKERE JEKADUNE JESTUNE BIEL-LEDHINE JETLUNE ‘ALEJHIM ‘AJATINA KUL ‘EFE’UNEBBI’UKUM BISHERRIN MIN DHELIKUMU EN-NARU WE’ADEHALLAHUL-LEDHINE KEFERU WE BI’SEL-MESIRU
73 O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
JA ‘EJJUHA EN-NASU DURIBE METHELUN FASTEMI’U LEHU ‘INNEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNI ELLAHI LEN JEHLUKU DHUBABÆN WE LEWI EXHTEMA’U LEHU WE ‘IN JESLUBHUMU EDH-DHUBABU SHEJ’ÆN LA JESTENKIDHUHU MINHU DA’UFET-TALIBU WEL-METLUBU
74 Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI ‘INNALL-LLAHE LEKAWIJUN ‘AZIZUN
75 All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
ELLAHU JESTEFI MINEL-MELA’IKETI RUSULÆN WE MINE EN-NASI ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN BESIRUN
76 Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
77 O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ERKA’U WE ESXHUDU WE A’BUDU REBBEKUM WE EF’ALUL-HAJRE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
78 Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
WE XHAHIDU FI ELLAHI HEKKA XHIHADIHI HUWE EXHTEBAKUM WE MA XHE’ALE ‘ALEJKUM FI ED-DINI MIN HEREXHIN MILLETE ‘EBIKUM ‘IBRAHIME HUWE SEMMAKUMUL-MUSLIMJNE MIN KABLU WE FI HADHA LIJEKUNE ER-RESULU SHEHIDÆN ‘ALEJKUM WE TEKUNU SHUHEDA’E ‘ALA EN-NASI FE’EKIMU ES-SELÆTE WE ‘ATU EZ-ZEKÆTE WE A’TESIMU BILLAHI HUWE MEWLAKUM FENI’MEL-MEWLA WE NI’ME EN-NESIRU