Surja Fatir indeksuar me numër 35 , numri i ajeteve 45
1 Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
EL-HEMDU LILLAHI FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI XHA’ILIL-MELA’IKETI RUSULÆN ‘ULI ‘EXHNIHETIN METHNA WE THULATHE WE RUBA’A JEZIDU FIL-HALKI MA JESHA’U ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
2 Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
MA JEFTEHI ELLAHU LILNNASI MIN REHMETIN FELA MUMSIKE LEHA WE MA JUMSIK FELA MURSILE LEHU MIN BA’DIHI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
3 O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
JA ‘EJJUHA EN-NASU EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM HEL MIN HALIKIN GAJRU ELLAHI JERZUKUKUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE FE’ENNA TU’UFEKUNE
4 Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
WE ‘IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
5 O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU
6 Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.
‘INNE ESH-SHEJTANE LEKUM ‘ADUWUN FE ETTEHIDHUHU ‘ADUWÆN ‘INNEMA JED’U HIZBEHU LIJEKUNU MIN ‘ESHABI ES-SA’IRI
7 Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
EL-LEDHINE KEFERU LEHUM ‘ADHABUN SHEDIDUN WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN KEBIRUN
8 A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
‘EFEMEN ZUJJINE LEHU SU’U ‘AMELIHI FERE’AHU HESENÆN FE’INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA’U WE JEHDI MEN JESHA’U FELA TEDH/HEB NEFSUKE ‘ALEJHIM HESERATIN ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA JESNA’UNE
9 All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
WEL-LAHUL-LEDHI ‘ERSELE ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABÆN FESUKNAHU ‘ILA BELEDIN MEJJITIN FE’EHJEJNA BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA KEDHALIKE EN-NUSHURU
10 Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
MEN KANE JURIDUL-’IZZETE FELILLAHIL-’IZZETU XHEMI’ÆN ‘ILEJHI JES’ADUL-KELIMUT-TEJJIBU WEL-’AMELU ES-SALIHU JERFA’UHU WEL-LEDHINE JEMKURUNE ES-SEJJI’ATI LEHUM ‘ADHABUN SHEDIDUN WE MEKRU ‘ULA’IKE HUWE JEBURU
11 All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.
WEL-LAHU HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME XHE’ALEKUM ‘EZWAXHÆN WE MA TEHMILU MIN ‘UNTHA WE LA TEDA’U ‘ILLA BI’ILMIHI WE MA JU’AMMERU MIN MU’AMMERIN WE LA JUNKASU MIN ‘UMURIHI ‘ILLA FI KITABIN ‘INNE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRUN
12 E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.
WE MA JESTEWIL-BEHRANI HADHA ‘ADHBUN FURATUN SA’IGUN SHERABUHU WE HEDHA MILHUN ‘UXHAXHUN WE MIN KULLIN TE’KULUNE LEHMÆN TERIJÆN WE TESTEHRIXHUNE HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE FIHI MEWAHIRE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
13 Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).
JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LEHUL-MULKU WEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNIHI MA JEMLIKUNE MIN KITMIRIN
14 Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
‘IN TED’UHUM LA JESMA’U DU’A’EKUM WE LEW SEMI’U MA ESTEXHABU LEKUM WE JEWMEL-KIJAMETI JEKFURUNE BISHIRKIKUM WE LA JUNEBBI’UKE MITHLU HABIRIN
15 O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘ENTUMUL-FUKARA’U ‘ILA ELLAHI WEL-LAHU HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
16 Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM WE JE’TI BIHALKIN XHEDIDIN
17 E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
WE MA DHALIKE ‘ALA ELLAHI BI’AZIZIN
18 Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA WE ‘IN TED’U MUTHKALETUN ‘ILA HIMLIHA LA JUHMEL MINHU SHEJ’UN WE LEW KANE DHA KURBA ‘INNEMA TUNDHIRUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE ‘EKAMU ES-SELÆTE WE MEN TEZEKKA FE’INNEMA JETEZEKKA LINEFSIHI WE ‘ILA ELLAHIL-MESIRU
19 Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
WE MA JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU
20 Dhe as errësirat e drita.
WE LA EDH-DHULUMATU WE LA EN-NUR
21 E as hija me vapën.
WE LA EDH-DHILLU WE LAL-HERURU
22 E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.
WE MA JESTEWIL-’EHJA’U WE LAL-’EMWATU ‘INNALL-LLAHE JUSMI’U MEN JESHA’U WE MA ‘ENTE BIMUSMI’IN MEN FIL-KUBURI
23 Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
‘IN ‘ENTE ‘ILLA NEDHIRUN
24 Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
‘INNA ‘ERSELNAKE BIL-HEKKI BESHIRÆN WE NEDHIRÆN WE ‘IN MIN ‘UMMETIN ‘ILLA HALA FIHA NEDHIRUN
25 Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
WE ‘IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE BIZ-ZUBURI WE BIL-KITABIL-MUNIRI
26 Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
THUMME ‘EHADHTUL-LEDHINE KEFERU FEKEJFE KANE NEKIRI
27 A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHNA BIHI THEMERATIN MUHTELIFÆN ‘ELWANUHA WE MINEL-XHIBALI XHUDEDUN BIDUN WE HUMRUN MUHTELIFUN ‘ELWANUHA WE GARABIBU SUDUN
28 Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.
WE MINE EN-NASI WE ED-DEWABBI WEL-’EN’AM MUHTELIFUN ‘ELWANUHU KEDHALIKE ‘INNEMA JEHSHA ELLAHE MIN ‘IBADIHIL-’ULEMA’U ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN GAFURUN
29 Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
‘INNEL-LEDHINE JETLUNE KITABEL-LAHI WE ‘EKAMU ES-SELÆTE WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRÆN WE ‘ALANIJETEN JERXHUNE TIXHARETEN LEN TEBURE
30 Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
LIJUWEFFIJEHUM ‘UXHUREHUM WE JEZIDEHUM MIN FEDLIHI ‘INNEHU GAFURUN SHEKURUN
31 Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
WEL-LEDHI ‘EWHEJNA ‘ILEJKE MINEL-KITABI HUWEL-HEKKU MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI ‘INNALL-LLAHE BI’IBADIHI LEHABIRUN BESIRUN
32 Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
THUMME ‘EWRETHNAL-KITABEL-LEDHINE ESTEFEJNA MIN ‘IBADINA FEMINHUM DHALIMUN LINEFSIHI WE MINHUM MUKTESIDUN WE MINHUM SABIKUN BIL-HAJRATI BI’IDHNI ELLAHI DHALIKE HUWEL-FEDLUL-KEBIRU
33 Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA JUHELLEWNE FIHA MIN ‘ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE LU’ULU’UÆN WE LIBASUHUM FIHA HERIRUN
34 E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI ‘EDH/HEBE ‘ANNAL-HEZENE ‘INNE REBBENA LEGAFURUN SHEKURUN
35 I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
EL-LEDHI ‘EHELLENA DAREL-MUKAMETI MIN FEDLIHI LA JEMESSUNA FIHA NESEBUN WE LA JEMESSUNA FIHA LUGUBUN
36 Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
WEL-LEDHINE KEFERU LEHUM NARU XHEHENNEME LA JUKDA ‘ALEJHIM FEJEMUTU WE LA JUHAFFEFU ‘ANHUM MIN ‘ADHABIHA KEDHALIKE NEXHZI KULLE KEFURIN
37 Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
WE HUM JESTERIHUNE FIHA REBBENA ‘EHRIXHNA NA’MEL SALIHÆN GAJREL-LEDHI KUNNA NA’MELU ‘EWELEM NU’AMMIRKUM MA JETEDHEKKERU FIHI MEN TEDHEKKERE WE XHA’EKUMU EN-NEDHIRU FEDHUKU FEMA LILDHDHALIMINE MIN NESIR
38 Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
‘INNALL-LLAHE ‘ALIMU GAJBI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘INNEHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
39 Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
HUWEL-LEDHI XHE’ALEKUM HALA’IFE FIL-’ERDI FEMEN KEFERE FE’ALEJHI KUFRUHU WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM ‘INDE RABBIHIM ‘ILLA MEKTÆN WE LA JEZIDUL-KAFIRINE KUFRUHUM ‘ILLA HASARÆN
40 Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim".
KUL ‘ERE’EJTUM SHUREKA’EKUMUL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNI ELLAHI ‘ERUNI MADHA HALEKU MINEL-’ERDI ‘EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI ‘EM ‘ATEJNAHUM KITABÆN FEHUM ‘ALA BEJJINETIN MINHU BEL ‘IN JA’IDU EDH-DHALIMUNE BA’DUHUM BA’DÆN ‘ILLA GURURÆN
41 All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
‘INNALL-LLAHE JUMSIKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDE ‘EN TEZULA WE LE’IN ZALETA ‘IN ‘EMSEKEHUMA MIN ‘EHEDIN MIN BA’DIHI ‘INNEHU KANE HELIMÆN GAFURÆN
42 Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
WE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM LE’IN XHA’EHUM NEDHIRUN LEJEKUNUNNE ‘EHDA MIN ‘IHDAL-’UMEMI FELEMMA XHA’EHUM NEDHIRUN MA ZADEHUM ‘ILLA NUFURÆN
43 (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
ESTIKBARÆN FIL-’ERDI WE MEKRE ES-SEJJI’I WE LA JEHIKUL-MEKRU ES-SEJJI’U ‘ILLA BI’EHLIHI FEHEL JENDHURUNE ‘ILLA SUNNETEL-’EWWELINE FELEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILÆN WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEHWILÆN
44 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
‘EWELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KANU ‘ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE MA KANEL-LAHU LIJU’XHIZEHU MIN SHEJ’IN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-’ERDI ‘INNEHU KANE ‘ALIMÆN KADIRÆN
45 E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
WE LEW JU’UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIMA KESEBU MA TEREKE ‘ALA DHEHRIHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU’UEHHIRUHUM ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN FE’IDHA XHA’E ‘EXHELUHUM FE’INNALL-LLAHE KANE BI’IBADIHI BESIRÆN