Surja Xhathije indeksuar me numër 45 , numri i ajeteve 37
1 Ha, Mim.
HA-MIM
2 Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
3 Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
‘INNE FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LE’AJATIN LILMU’UMININE
4 Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
WE FI HALKIKUM WE MA JEBUTHTHU MIN DABBETIN ‘AJATUN LIKAWMIN JUKINUNE
5 Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA ‘ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA’I MIN RIZKIN FE’EHJA BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA WE TESRIFI ER-RIJAHI ‘AJATUN LIKAWMIN JA’KILUNE
6 Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
TILKE ‘AJATU ELLAHI NETLUHA ‘ALEJKE BIL-HEKKI FEBI’EJJI HEDITHIN BA’DEL-LAHI WE ‘AJATIHI JU’UMINUNE
7 Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
WEJLUN LIKULLI ‘EFFAKIN ‘ETHIMIN
8 Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
JESMA’U ‘AJATI ELLAHI TUTLA ‘ALEJHI THUMME JUSIRRU MUSTEKBIRÆN KE’EN LEM JESMA’HA FEBESHSHIRHU BI’ADHABIN ‘ELIMIN
9 Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
WE ‘IDHA ‘ALIME MIN ‘AJATINA SHEJ’ÆN ETTEHADHEHA HUZUEN ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN
10 Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
MIN WERA’IHIM XHEHENNEMU WE LA JUGNI ‘ANHUM MA KESEBU SHEJ’ÆN WE LA MA ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI ‘EWLIJA’E WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
11 Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI RABBIHIM LEHUM ‘ADHABUN MIN RIXHZIN ‘ELIMUN
12 All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
ELLAHUL-LEDHI SEHHARE LEKUMUL-BEHRE LITEXHRIJEL-FULKU FIHI BI’EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
13 Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
WE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI XHEMI’ÆN MINHU ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
14 Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
KUL LILLEDHINE ‘AMENU JEGFIRU LILLEDHINE LA JERXHUNE ‘EJJAMEL-LAHI LIJEXHZIJE KAWMÆN BIMA KANU JEKSIBUNE
15 Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
MEN ‘AMILE SALIHÆN FELINEFSIHI WE MEN ‘ESA’E FE’ALEJHA THUMME ‘ILA RABBIKUM TURXHA’UNE
16 Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
WE LEKAD ‘ATEJNA BENI ‘ISRA’ILEL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM ‘ALEL-’ALEMINE
17 U patëm dhënë edhe fakte të qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, e s'ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e përçarjes së tyre.
WE ‘ATEJNAHUM BEJJINATIN MINEL-’EMRI FEMA EHTELEFU ‘ILLA MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-’ILMU BEGJÆN BEJNEHUM ‘INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
18 Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
THUMME XHE’ALNAKE ‘ALA SHERI’ATIN MINEL-’EMRI FE ETTEBI’HA WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EL-LEDHINE LA JA’LEMUNE
19 Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
‘INNEHUM LEN JUGNU ‘ANKE MINEL-LAHI SHEJ’ÆN WE ‘INNE EDH-DHALIMINE BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN WEL-LAHU WE LIJUL-MUTTEKINE
20 Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
HADHA BESA’IRU LILNNASI WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JUKINUNE
21 A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?
‘EM HESIBEL-LEDHINE EXHTEREHU ES-SEJJI’ATI ‘EN NEXH’ALEHUM KALLEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SEWA’EN MEHJAHUM WE MEMATUHUM SA’E MA JEHKUMUNE
22 All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
WE HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI WE LITUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
23 A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
‘EFERE’EJTE MENI ETTEHADHE ‘ILEHEHU HEWAHU WE ‘EDELLEHU ELLAHU ‘ALA ‘ILMIN WE HATEME ‘ALA SEM’IHI WE KALBIHI WE XHE’ALE ‘ALA BESERIHI GISHAWETEN FEMEN JEHDIHI MIN BA’DI ELLAHI ‘EFELA TEDHEKKERUNE
24 Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë".
WE KALU MA HIJE ‘ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA JUHLIKUNA ‘ILLA ED-DEHRU WE MA LEHUM BIDHALIKE MIN ‘ILMIN ‘IN HUM ‘ILLA JEDHUNNUNE
25 E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN MA KANE HUXHXHETEHUM ‘ILLA ‘EN KALU E’TU BI’ABA’INA ‘IN KUNTUM SADIKINE
26 Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".
KULI ELLAHU JUHJIKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JEXHMA’UKUM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
27 Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.
WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE JEWME TEKUMU ES-SA’ATU JEWME’IDHIN JEHSERUL-MUBTILUNE
28 Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".
WE TERA KULLE ‘UMMETIN XHATHIJETEN KULLU ‘UMMETIN TUD’A ‘ILA KITABIHAL-JEWME TUXHZEWNE MA KUNTUM TA’MELUNE
29 Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.
HADHA KITABUNA JENTIKU ‘ALEJKUM BIL-HEKKI ‘INNA KUNNA NESTENSIHU MA KUNTUM TA’MELUNE
30 Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUDHILUHUM REBBUHUM FI REHMETIHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-MUBINU
31 E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
WE ‘EMMAL-LEDHINE KEFERU ‘EFELEM TEKUN ‘AJATI TUTLA ‘ALEJKUM FASTEKBERTUM WE KUNTUM KAWMÆN MUXHRIMINE
32 Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!
WE ‘IDHA KILE ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE ES-SA’ATU LA REJBE FIHA KULTUM MA NEDRI MA ES-SA’ATU ‘IN NEDHUNNU ‘ILLA DHENNÆN WE MA NEHNU BIMUSTEJKININE
33 Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
WE BEDA LEHUM SEJJI’ATU MA ‘AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
34 E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
WE KILEL-JEWME NENSAKUM KEMA NESITUM LIKA’E JEWMIKUM HADHA WE ME’WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
35 Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
DHALIKUM BI’ENNEKUM ETTEHADHTUM ‘AJATI ELLAHI HUZUEN WE GARRETKUMUL-HEJÆTU ED-DUNJA FALJEWME LA JUHREXHUNE MINHA WE LA HUM JUSTA’TEBUNE
36 Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!
FELILLAHIL-HEMDU RABBI ES-SEMAWATI WE RABBIL-’ERDI RABBIL-’ALEMINE
37 Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.
WE LEHUL-KIBRIJA’U FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU