Libri Rijadus Salihin

Kategoria AGJËRIMI I TRI DITËVE TË ÇDO MUAJI ËSHTË MUSTEHAB

Hadithi 1266 Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekate-ve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1267 Ebu Derdai r.a. thotë: “I dashuri im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë asnjëherë derisa të jem gjallë: Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Salatu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1270 Ebu Dherri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur të agjërosh tri ditë për çdo muaj, atëherë agjëro të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu)

Hadithi 1272 Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut agjëronte e nuk hante gjatë ditëve të bardha, kur qëndronte në shtëpi, e as gjatë udhëtimit.” Share

(Transmeton Nesaiu)