Libri Rijadus Salihin

Kategoria BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE DHE FAREFISIT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Adhurojeni All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afër-mit, edhe me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth, edhe me udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj”

(en-Nisa, 36)

.”.Frikësojuni All-llahut, në emër të të Cilit betoheni dhe mbani lidhjet familjare.”

(en-Nisa, l);

“Edhe ata, që respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet (për mbajtjen e lidhjeve fami-ljare).”

(err-Rra’d, 2l)

“Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindë-rve të vet.”

(el-Ankebut, 8)

“Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drej-tohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshi-rë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”

(el-Isra, 23-24)

“Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet të sillet mirë, se nëna e vet e ka bartur në dëm të shënde-tit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe prindërve të tu!.”

(Lukman, l4)

Hadithi 317 Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’ud r.a. se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Namazi në kohën e vet.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 318 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Fëmija prindin e vet nuk mund ta shpërblejë, përveç nëse e gjen në pronësi të dikujt dhe e blen prej tij, pastaj e liron (nga robëria).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 321 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 322 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe nuk hyn në Xhenet.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 324 Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 326 Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “Të zotohem ty për hixhret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 327 Transmetohet, po ashtu, nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk është e mjaftueshme vetëm mbajtja e lidhjeve farefisnore, por duhen rivendosur lidhjet e pandërprera farefisnore.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 328 Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Afëria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidhjet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 330 Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më erdhi nëna ime, që ishte ende idhujtare (mushrike) në kohën kur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte në marrëveshje (me idhujtarët në marrëveshjen e Hudejbisë), dhe unë i kërkova sqarim duke i thënë: “Më ka ardhur nëna ime që më do dhe është permalluar, andaj, a të mbaj lidhje me të?” Tha: “Po, mbaj lidhje me të.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 336 Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhenet dhe do të më largojë nga Xhehenemi?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 337 Transmetohet nga Selman ibn’Amiri, r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur të bëjë iftar ndonjëri prej jush, le ta bëjë këtë me hurmë, sepse ajo është begati (bereqet), nese atë nuk e ka, atëherë me ujë, sepse ai është pastërti.” Dhe ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfërit është një sadaka, kurse ndaj farefisit është sadaka e dyfishtë, sadaka dhe ndihmë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 338 Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Unë kam pasur një grua të cilën e doja, kurse Umeri (babai i tij) e urrente dhe më tha: “Shkurorëzoje!” Unë refuzova. Pastaj Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Shkurorëzoje!” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)

Hadithi 339 Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a., i cili ka thënë se i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “E kam një grua, kurse nëna ime po më urdhëron që ta shkurorëzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse do, ruaje atë derë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)