Libri Rijadus Salihin

Kategoria BASHKIMI MES FRIKËS DHE SHPRESËS

Dije, se për njeriun është më mirë kur është me shëndet të mirë, që të jetë në frikë dhe në shpresë dhe të jetë frika e tij e barabartë me shpresën. Kurse në gjendje të sëmundjes është e dëshirueshme që të anojë shpresa. Dispozitat e sheriatit, tekstet e Kur’anit dhe të Sunetit e konfirmojnë në mënyrë të qartë këtë.

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”.. Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm njerëzit e humbur.”

(el-A’raf, 99)

.”.. Vetëm jobesimtarët e humbin shpresën në mëshi-rën e All-llahut.”

(Jusuf, 87)

“Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e disa do të nxihen.”

(Ali Imran, 106)

.”..Zoti yt është, me të vërtetë i shpejtë në dënim, por Ai është edhe shumë Mëshirëplotë.”

(el-A’raf, 167)

“Pa dyshim të mirët janë në Xhenet, kurse mëkatarët me siguri në Xhehenem.”

(el-Infitar, 13-14)

“Sa për atë, veprat e të cilit çojnë peshë, Ai është i kënaqur në jetë. Kurse ai, veprat e të cilit vijnë të lehta në peshojë, vendbanim do të kenë zjarrin.”

(el-Karia, 6-9)

Ajete me këtë kuptim ka shumë. Aty bashkohet frika dhe shpresa në dy apo më shumë ajete të njëpasnjëshme, apo edhe brenda një ajeti. Ndërsa prej haditheve, janë:

Hadithi 448 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur ta dinte besimtari se çfarë dënimi zotëron All-llahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij, dhe sikur ta dinte jobesimtari se çfarë mëshire zotëron All-llahu, nuk do ta humbte shpresën nga Xheneti i Tij.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 449 Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të përgatitet xhenazja dhe njerëzit e vejnë në krahët e tyre, nëse është i mirë do të thotë: “Nxitoni, nxitoni sa më parë të më lëshoni në varr!” Por nëse i vdekuri është jo i mirë, do të thotë: “Mjer unë ku po më çoni. Më ktheni!” Atë zë e dëgjon çdokush përveç njeriut! E sikur ai ta dëgjonte, do t’i binte të fikët.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 450 Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Secilit nga ju Xheneti i është më afër sesa lidhësja e këpucës së tij e po ashtu edhe Xhehenemi.” Share

(Transmeton Buhariu)