Libri Rijadus Salihin

Kategoria BISEDA TEK I VDEKURI DHE SHPREHJA E NGUSHËLLIMIT

Hadithi 925 Ummi Seleme r.anha tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmuri apo tek i vdekuri, atëherë flisni mirë, sepse melekët bëjnë amin për tërë atë që ju flitni.” Ummi Seleme r.anha tregon se kur ka vdekur Ebu Seleme, shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, Ebu Seleme vdiq!” Ai më tha: “Thuaj: “O Zoti im, më fal mua dhe Ebu Selemen dhe më jep mua pasardhës të mirë!” Pastaj thashë se All-llahu më dha pas tij atë që ishte më i mirë se ai, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Muslimi e transmeton kështu: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmuri apo tek i vdekuri”, këtu transmetuesi dyshon. Ndërsa, Ebu Davudi dhe të tjerët e transmetojnë vetëm të vdekurin pa dyshim. Share

Hadithi 926 Ummi Selma r.anha thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Robit, të cilit i ndodh ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun (Vërtet ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi). O Zoti im, më jep shpërblim në këtë fatkeqësi dhe zëvendësoma me një të mire.” All-llahu do ta shpërblejë për fatkeqësinë që i ka ndodhur me një shpërblim të mire.” Ummi Selma thotë: “Pasi ka shkuar në ahiret Ebu Selma, unë jam lutur ashtu siç më ka mësuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe për këtë All-llahu ma ka dhënë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 927 Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur robit i vdes fëmija, All-llahu u thotë melekëve: ‘A ia keni marrë shpirtin birit të robit Tim?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj u thotë: ‘Ia keni marrë frytin e zemrës së tij?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj prapë All-llahu thotë: ‘Çka tha për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndërtojini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).” Share

(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)

Hadithi 929 Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëmshpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi) Share

(Muttefekun alejhi)