Libri Rijadus Salihin

Kategoria NË CILAT PUNË KANË PËRPARËSI PJESËT E DJATHTA E NË CILAT PJESËT E MAJTA TË TRUPIT

Është e njohur se është mustehab t’u jepet përparësi organeve të djathta në të gjitha punët e ndershme si: abdesti, gusli, tejemmumi, veshja e rrobave, mbathja e këpucëve, rrobave të brendshme, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut (furçës së dhëmbëve), prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga vendet e mbuluara të trupit, qethja e flokëve, dhënia e selamit në namaz, në ushqim e pije, përshëndetje, kapjen e Haxheri Esvedit, daljen nga banjo, për çdo marrje dhe dhënie etj.

Është mustehab t’u jepet përparësi organeve të majta në punët e kundërta me ato që i përmendëm si: pështyerja në të maj-të, hyrja në banjo, dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, rrobave të brendshme, rrobave, gjatë istinxhait (pastrimit të organeve të nevojës së madhe dhe të vogël), si dhe të gjitha punëve të papast-ra.

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ai të cilit do t’i jepet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: ‘Ja, lexomani librin tim!”

(el-Hâkka:19)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Dhe ata të djathtët, e çka di ti se kush janë të djathtët? Po të majtët, kush janë të majtët”

(el-Vakia:8-9)

Hadithi 725 Aishja r.anha thotë: “Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i pëlqente përdorimi i pjesëve të djathta të trupit në të gjitha çështjet e tij: në gjërat e pastra, ecje si dhe në mbathje.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 726 Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e përdorte dorën e djathtë për punët e pastra dhe ushqim, ndërsa dorën e majtë e përdorte për punët e papastra dhe izjet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 728 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të mbatheni, filloni me të djathtën tuaj, ndërsa kur të zbatheni, filloni me të majtën, le të jetë e djathta e para që mbathet dhe e mbrama që zbathet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 729 Nga Hafsa r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. përdorte dorën e djathtë për ushqim, pije dhe veshje, ndërsa dorën e majtë për gjërat e tjera. Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe të tjerët)

Hadithi 730 Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja.” 363 Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith sahih)