Libri Rijadus Salihin

Kategoria ÇKA LEJOHET NGA GËNJESHTRA

Dije se gënjeshtra, edhe pse në thelb e ndaluar, nganjëherë është e lejuar me kushtet që kam përmendur në kapitullin për Dhikrin. Shkurtimisht, të folurit është mjet për arritjen e synimeve. Për çdo synim i lavdëruar, i cili është i mundur të sendërtohet pa gënj-eshtra, të gënjehet është e ndaluar. Por, nëse pa gënjeshtra nuk është e mundur të arrihet synimi i lavdëruar, atëherë është e lejuar të përdoret gënjeshtra. Nëse arritja e synimit është mubah (e leju-ar), atëherë gënjeshtra është mubah. Nëse arritja e synimit është vaxhib (obligim), atëherë gënjeshtra është vaxhib. Nëse një musli-man fsheh diçka mubah nga tirani, i cili dëshiron ta vrasë apo ta plaçkisë dhe e fsheh pasurinë e tij, e nëse dikush për këtë pyet, është i obliguar ta fsheh, duke e gënjyer. Nëse ndonjë njeri ka ndo-një pasuri, kurse tirani dëshiron t’ia marrë, e ka obligim ta gënje-jë, ta fshehë vlerën nga tirani. Në tërë këtë më së miri është të shërbehesh me teurijjet. Domethënie e teurijjetit është synimi i cakut të drejtë e të mirë. E pasi caku nuk është vetvetiu i rrej-shëm, ndonëse fjalët formale janë të rrejshme në raport me atë që kupton dhe mendon personi që i përgjigjet pyetjeve të tiranit, kjo atëherë është tevrijjet, përzierje e të vërtetës dhe gënjeshtrës, përkatësisht fshehje e të vërtetës në gënjeshtër. Gënjeshtra në këtë rast nuk është gënjeshtër, por mbrojtje dhe fshehje e të vërtetës. Dijetarët dëshmojnë lejueshmërinë e gënjeshtrës gojore në këtë rast me hadithin e Ummi Kulthumit r. anha, e cila e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që i përmirëson njerëzit, mbjell mirë apo flet mirë.”

Muslimi shton në transmetimin e tij: “Ummi Kulthumi ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut që lejon dhe lëshon diçka që bota e flet përveç në tri raste: për qëllime luftarake, për pajtimin mes njerëzve dhe në raportet e burrit ndaj gruas së tij dhe gruas ndaj burrit të saj.”