Libri Rijadus Salihin

Kategoria DETYRIMI I ZEKATIT, VLERA E TIJ DHE DISA GJËRA RRETH TIJ

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Faleni namazin dhe jepeni zekatin!”

(el-Bekare:43)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Por u qe urdhëruar ta adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë t’u rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edhe të japin zekatin, e ajo është fe stabile.”

(el-Bejjine:5)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Merre zekatin nga pasuria e tyre që t’i pastrosh me të.”

(et-Teube:103)

Hadithi 1214 Ibni Umeri r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami është ndërtuar prej pesë gjërave: Dëshmisë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është rob dhe i Dërguar i Tij, faljes së namazit, dhënies së zekatit, kryerjes së haxhit dhe agjërimit të Ramazanit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1215 Talha bin Ubejdullahi thotë: “Erdhi një njeri prej Nexhdit te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili kishte flokë të dendur. Ne e dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk e kuptonim se ç’thonte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën.” Njeriu pyeti: “A jam i detyruar me diçka tjetër përveç këtyre?” Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullneta-re.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pastaj tha: “Agjërimi i Ramazanit.” Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç agjërimit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, përveç nafile.” Transmetuesi përmend: “Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. përmendi dhënien e zekatit. Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç zekatit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zotin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërguari i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1216 Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka dërguar Muadhin r.a. në Jemen dhe i ka thënë: “Thirri të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, e nëse ata binden për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me pesë kohët e namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden edhe për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me zekat, që do ta marrësh prej të pasurve të tyre, e do t’ua shpërndash të varfërve të tyre.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1217 Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mua më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit (mushrikët – pabesimtarët), derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë është i lirë prej meje gjaku dhe pasuria e tyre, vetëm nëse atë nuk e kërkon ligji islam, e sa i përket shpërblimit të tyre është në kompetencën e All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1218 Ebu Hurejra r.a. thotë: “Pasi i Dërguari i All-llahut është shpërngulur në ahiret (ka vdekur), Ebu Bekri u zgjodh zëvendës i tij. Populli i shkretëtirës (beduinët), shumica, e la besimin Islam. Atë-herë Umeri r.a. tha: “Si do t’i luftosh njerëzit, kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë: ‘La ilahe il-lall-llah’. Kush e thotë këtë, është e lirë pasuria dhe shpirti i tij prej meje, përveç me hak, dhe llogaria e tij është në kompetencën e All-llahut.” Ebu Bekri atëherë tha: “Betohem në All-llahun, se unë me të vërtetë do ta luftoj çdokë, që e ndan namazin dhe zekatin. Zekati është detyrim i pasurisë. Beto-hem në All-llahun se nëse ata nuk e japin zekatin edhe të kërpeshit (frenit) të deveve, të cilin ia jepnin Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., do t’i luftoj për mosdhënien e tij.” Umeri r.a. tha: “Betohem në All-llahun, se atëherë nuk kam parë asgjë tjetër vetëm se All-llahu e kishte hapur kraharorin e Ebu Bekrit për luftë dhe u binda se me të është e vërteta.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1219 Ebu Ejjubi r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më trego për një vepër e cila më çon në Xhenet?” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ta adhurosh All-llahun (T’i bësh ibadet), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1222 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë pronar i arit dhe i argjendit (të hollave), që nuk i përmbush detyrimet e veta, nuk do të mbetet në Ditën e Gjykimit pa u farku-ar me pllaka të zjarrta, që do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të gërkohen anët e tij, balli, kraharori dhe shpina, dhe çdo herë që pllakat ftohen do të nxehen përsëri. Kjo do të jetë në ditën që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, në të cilën do të zbatohet gjykimi në mes njerëzve, robërve dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet ose në Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me devetë, pasurinë e njeriut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Edhe asnjë pronar i deves, që nuk i kryen detyrimet e veta, e prej tyre mjeljen e saj ditën kur ajo shkon të pijë ujë. Çdo pronar që nuk i kryen detyri-met e veta ndaj deves, në Ditën e Gjykimit do të shtrihet në një vend të rrafshtë dhe të gjerë, aq sa dy devetë e tij do të mund ta shkelin me thundrat dhe ta kafshojnë me dhëmbët e tyre. Kurdo që njëra prej tyre të kalojë mbi të, tjetra kthehet ke ai, dhe ky mundim do të zgjasë një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet, derisa të mbarojë gjykimi në mes robërve, dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranish-mit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me lopët dhe delet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Çdo pronar i lopëve ose deleve, i cili nuk i kryen detyrimet e veta ndaj tyre, në Ditën e Gjykimit do të jetë i shtrirë në një vend të rrafshtë nga lopët dhe delet e veta, dhe ato me brirët e tyre do ta therin dhe me thundrat e tyre do ta shkelin, e në mesin e tyre nuk do të ketë me brinjë të kthyer prapa, apo pa brirë e as me brirë të thyer. Kurdo që të kalojnë të parat, menjëherë pas tyre vijnë dhe kalojnë të tjerat. Dhe kjo do të jetë në një ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, derisa t’u shqiptohen gjykimet robërve dhe derisa të mos u tregohet rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të veprohet me kuajt?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Kaloria ndahet në tri lloje: Për dikë do të jetë barrë, për dikë mbulesë dhe për dikë shpëtim. Sa i përket atij, për të cilin është barrë, është ai që i mban kuajt për shkak të namit, kryelartësisë apo garave kundër muslimanëve. Për të tillin kali është barrë... Sa i përket atij, për të cilin është mbulesë, është ai që mban kuaj në rrugën e All-llahut, dhe nuk i harron detyrimet ndaj All-llahut dhe kujdeset për ta. Për njeriun e këtillë, kali është mburojë nga zjarri i Xhehenemit... Sa i përket atij, për të cilin është shpëtim, është ai, që mban kuajt për hir të All-llahut dhe muslimanëve, i cili i kullot në livadhe dhe kopshte, gjithë atë që kalorësit dhe kuajt e tyre e hanë në kullosa dhe ara, do të shkruhet aq numër i të mirave. Gjithashtu për çdo shërbim të tyre, të madh dhe të vogël, do të shkruhen të mira. Çdo kalim i distan-cës dhe hipja mbi një e më shumë lartësira do t’i shkruhen të mira, në numrin e gjurmëve dhe hedhurinave të tij. Çdo kthim i kalit nga ana e pronarit në lumenj dhe burime, në të cilat i jep ujë, i shkruhen të mira aq sa herë kali do të pijë ujë.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, e si do të jetë me gomarët?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Mua nuk më është shpallë asgjë e posaçme për gomarët, përveç ajetit të përgjithshëm e universal: “Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë. Por, edhe kush punon keq, sa grima - do ta shohë.” (ez-Zilzal:7-8) Share

(Muttefekun alejhi)