Libri Rijadus Salihin

Kategoria DITURIA

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!”

(Ta Ha, 114)

“Apo është ai, që orët e natës i kalon me fytyrë në tokë (në lutje), duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit.”

(Zumer, 9)

“O besimtarë. Kur ju thuhet: “Bëni vend në tubim, ju zgjeroni vendin që edhe All-llahu t’ju vendosë”, por kur ju thuhet: “Kundërshtoni” - ju kundërshtoni! All-llahu, ata nga mesi juaj, që besojnë dhe ata të cilëvet u është dhënë dijenia, do t’i ngritë në shkallë të lartë. All-llahu është i informaur se ç’punoni.”

(Muxhadele, 11)

“Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjyrash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i frikësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe fal.”

(Fatir, 28)

Hadithi 1384 Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriato-juridike).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1385 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy nje-rëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1386 Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, që All-llahu nëpërmjet teje ta udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa një kope e deveve më të mira.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1388 Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Transmetoni të tjerëve ç’kam thënë, qoftë edhe një ajet, tregoni për Bijtë e Izraelitëve pa shtuar. Kush gënj-en me qëllim ndaj meje, le t’i përgatitë vetes vendin në zjarr.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1389 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1390 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1391 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnë së arrituri, përveç në tri raste: sadakasë së përhershme, shkencës prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1392 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Bota është e mallkuar dhe çdo gjë e saj është e mallkuar, përveç përmendja e All-llahut dhe asaj që shpie nga Ai dhe çka pason pas Tij, dhe njeriut të ditur dhe atij që mëson.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1393 Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush del nga shtëpia për shkak të kërki-mit të diturisë, konsiderohet se është në rrugën e All-llahut derisa nuk kthehet nga rruga.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1394 Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtari nuk ngopet nga e mira, derisa nuk përfundon në Xhenet.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1396 Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devot-shëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Hadithi 1398 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush pyetet për një dituri, e ky e fsheh, në Ditën e Gjykimit do të hidhet me litar në zjarr.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1399 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush mëson diturinë me të cilën kërkohet kënaqësia e All-llahut të Madhëruar, por e mëson vetëm për shkak të synimeve të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromë Xheneti Ditën e Gjykimit.” Share

(Ebu Davudi, me sened sahih)

Hadithi 1400 Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t’ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre, por do ta marrë duke bërë të vdesin të diturit, pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë njerëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë pyetje të ndryshme fetare, kurse ata do t’u përgjigjen (japin fetva) pa dije përkatëse, me çka do ta lajthisin botën dhe vetveten do ta shkatë-rrojnë.” Share

(Muttefekun alejhi)