Libri Rijadus Salihin

Kategoria TË FOLURIT E QARTË DHE T’I SHPJEGOHET BASHKËBISEDUESIT

Hadithi 701 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur e thonte një fjali, e përsëriste nga tri herë derisa të kuptohej prej tij. Ndërsa kur vinte në mesin e njerëzve, përshëndeste me selam deri në tri herë. Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 702 Aishja r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në fjalimin e vet ishte i qartë dhe çdokush që e dëgjonte e kuptonte.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)