Libri Rijadus Salihin

Kategoria I FTUARI NË ZIAFET ËSHTË I DETZRUAR TA LAJMËROJ TË PAFTUARIN TË CILIN E KA MARRË ME VETE DHE TË KËRKOJ LEJE

Hadithi 743 Ebu Mes’ud El-Bedriu r.a. thotë: “Një njeri e ftoi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në një ziafet, të cilin e kishte përgatitur për të dhe për katër të tjerë, kështu që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte prej atyre të pestëve i pesti, por i ishte bashkangjitur edhe një njeri gjatë rrugës për në ziafet. Kur arritën tek dera e të zotit të ziafetit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Ky na është bashkangjitur gjatë rrugës, pra nëse e lejon edhe këtë lejoje, e nëse jo, atëherë ky le të kthehet!” Atë-herë i zoti i shtëpisë tha: “Gjithsesi unë e lejoj, o i Dërguari i All-llahut që të jetë së bashku me ne në ziafet.” Share

(Muttefekun alejhi)