Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR GJATËSINË E KËMISHËS, MËNGËVE, IZARIT, ANËVE TË ÇALLMËS DHE NDALIMIN E ZGJATJES PËR SHKAK TË MENDJEMADHËSISË

Hadithi 794 Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotë: “Mëngët e këmishës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishin të gjata deri te nyjet.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 797 Ebu Hurejra r.a. thotë: “Ç’është nën nyellin e këmbës prej veshjeve, e ka vendin në zjarr.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 798 Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, as që do t’i shikojë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Këtë i Dërguari i All-llahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thënë: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Ai që shet mend me rroba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet pasurinë e vet duke u betuar rrejshëm.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 800 Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më thanë: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alejkes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-llahut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-selamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atë-herë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.” Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjemadhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad të vërtetë, ndërsa Tirmidhiu thotë hadith hasen sahih)