Libri Rijadus Salihin

Kategoria INKURAJIMI I NDËRSJELLË PËR VEPRA TË MIRA DHE NXITJA E ATIJ QË IA KA MËSYER NJË VEPRE TË MIRË

- Që ta pranojë atë me seriozitet dhe pa kurrfarë ngurrimi -

All-llahu i Madhëruar thotë:

“...Por ju bëni konkurrencë me vepra të mira..”

(el-Bekare, l48)

dhe thotë:

“Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti i juaj dhe për në Xhenet, gjerësia e të cilit kap qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit.”

(Ali Imran, l33)

Ndërsa prej haditheve për këtë temë janë këto:

Hadithi 91 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vije shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët ka qenë e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 94 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka pritni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëmton, ose pleqërisë që të shkatë-rron, ose vdekjes së shpejtë, ose dexhxhalin - ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fundit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.” Share

(Transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë hadith hasen)