Libri Rijadus Salihin

Kategoria KËRKIMI I LEJES PËR HYRJE NË SHTËPI

All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

“O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaja pa marrë leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e asaj (shtëpie).”

(en-Nûr:27)

All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:

“Edhe kur fëmijët tuaj arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë), ashtu siç kanë kërkuar leje ata përpara tyre.”

(en-Nûr:59)

Hadithi 875 Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 876 Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kërkimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 877 Nga Rib’ijj ibni Hirash tregohet se një njeri nga fisi i Beni Amirëve ka kërkuar leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që të hyjë në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “A mund të hyj?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë shërbëtorit të vet: “Dil dhe mësoje si kërkohet leja për të hyrë dhe thuaji atij të thotë: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë i dha leje dhe njeriu hyri.” Share

(Transmeton Ebu Davudi me isnad sahih)

Hadithi 878 Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen)