Libri Rijadus Salihin

Kategoria LAVDIA DHE FALËNDERIMI I ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Më kujtoni Mua, t'u kujtoj edhe Unë dhe më falënderoni e mos më mohoni!”

(el-Bekare, 152)

“Nëse jeni mirënjohës, Unë gjithsesi do t’ua shtoj edhe më tepër.”

(Ibrahim, 7)

“Dhe thuaj: Lavdëruar qoftë All-llahu!”

(el-Isra, 111)

“Ndërsa lutja e fundit: “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botëve.”

(Junus, 10)

Hadithi 1401 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në natën e Israsë i janë dhënë dy gota: me verë dhe me qumësht. I shikoi ato (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe e mori qumështin. Atëherë Xhib-rili tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili të përudhi në pastër-tinë burimore (fitreh), sepse po ta kishe marrë verën, populli yt do të humbte!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1402 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çdo punë me vetëdije të cilës nuk i paraprin falënderimi i All-llahut, është e pavlefshme.” 363 Share

(Hadith hasen, Ebu Davudi dhe të tjerët)