Libri Rijadus Salihin

Kategoria LEJIMI I MALLKIMIT TË MËKATARËVE PA PËRCAKTIM

All-llahu i Madhëruar thotë:

“A nuk është mallkimi i All-llahut kundër mizorëve?!”

(Hud, 18)

“Por një lajmëtar ndërmjet tyre do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët.”

(el-A’raf, 44)

Me shumë hadithe të vërteta është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar femrën e cila gërsheton flokët e huaja mbi të vetat dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet.” Po ashtu ai ka thënë: “All-llahu e mallkoftë atë që ha kamatën.” Ai ka mallkuar edhe pikturuesit e idhujve. Po ashtu: “All-llahu e mallkoftë atë që i ndërron sinorët e tokës, dmth. Kufijtë e saj.” Ai ka thënë: “All-llahu e mallkoftë hajdutin që vjedh vezë!, All-llahu e mallkoftë atë që i mallkon prindërit e vet! All-llahu e mallkoftë atë që ther në emër të dikujt tjetër, e jo të All-llahut!” Po ashtu ka thënë: “Kush fut në fe ndonjë risi, apo kush ka simpati ndaj risimtarit, mbi të qoftë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu im, mallkoje Ri’lin, Dhevkanin dhe Usajjetin, sepse ato nuk e kanë respektuar All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, e këto janë tri fise arabe!” Po ashtu ka thënë: “All-llahu i mallkoftë çifutët, që varret e Pejgamberëve të tyre i kanë marrë për mes-xhide!” Ai i ka mallkuar meshkujt që i imitojnë femrat dhe femrat që i imitojnë meshkujt.

Të gjitha këto shprehje gjenden disa te Sahihu i Buhariut e disa te Sahihu i Muslimit, apo te njëri prej tyre. Synimi im ka qenë që vetëm t’i përmend, kurse kryesoren do ta theksoj në kapitujt tjerë të këtij libri, in sha’All-llahu teala.