Libri Rijadus Salihin

Kategoria LIBRI I RRËFIMEVE DHE SPIRITUALITETEVE

Hadithi 1818 Nga Rib’ij b. Hirashi transmetohet të ketë thënë: “Kam shkuar me Ebu Mes’ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. anhum, dhe Ebu Mes’udi i tha atij: “Më trego ç’ke dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për Dexhalin?” (Hudhejfete) ka thënë: “Vërtet Dexhali do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë ujë, është zjarri i cili digjet; sa i përket atij që njerëzit i konsideron zjarr, është uji i ftohtë i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit i konsiderojnë zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëmbël, i ftohtë, i pijshëm.” Ibni Mes’udi ka thënë: “Edhe unë e kam dëgjuar këtë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1823 Nga Imran b. Husajni r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Ndërmjet krijimit të Ademit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ditës së shkatërrimit të kësaj bote nuk ka fatkeqësi më të madhe se Dexhxhali.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1828 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka përmendur Dexhxhalin para njerëzve dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk është i verbër. Kujdes, Mesih-ud-Dexh-xhalli (antikrishti) është i verbër në syrin e djathtë. Syri i tij është si kokrra e rrushit e ngrirë si copë akulli (i verbër).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1832 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Medinen njerë-zit do ta lënë në të mirë, pasi ate nuk do ta sulmojnë dhe rrethojnë përveç se shpezët dhe egërsirat. Të fundit të cilët do të tubohen në Medine do të jenë dy bari nga Muzejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërtasin duke kalëruar kafshët e tyre dhe do të sulmohen nga egërsirat. Kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-Ueda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1843 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1846 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: “Kur do të jetë çasti i fundit (es-sä’at)?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. vazhdoi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: “E ka dëgjuar ç’ka thënë, por e ka qortuar ç’ka thënë ai.” Disa njerëz të tjerë thanë: “As nuk e ka dëgju-ar.” Kur e mbaroi fjalimin e tij tha: “Ku është ai që pyeti për çastin e fundit?” Beduini ka thënë: “Ja ku jam, o i Dërguari i All-llahut!” Ai ka thënë: “Kur të keqpërdoret amaneti, prite çastin e fundit!” Beduini vazhdoi: “Si keqpërdoret emaneti?” Ka thënë: “Kur çështjet me rëndësi t’u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritni çastin e fundit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1847 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falen në mënyrë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, por në dëmin e tyre.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1863 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1864 Nga Ebu Sulejman Halid b. Velidi r.a. transmetohet se ka thë-në: “Në dorën time janë thyer nëntë shpata ditën e betejës në Mu’ti. Në dorën time nuk ka mundur të mbesë shpatë tjetër, përveç shpatës së gjerë të Jemenit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1868 Nga Auf b. Malik b. Tufejl transmetohet se Aishes r. anha i kanë thënë se Abdull-llah b. Zubejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë që ia pati dhënë Aishja r. anha: “Për All-llahun, ose Aishja r. anha do ta ndërpresë këtë, ose unë sigurisht nuk do t’i flas, do ta shkëpus lidhjen me të.” Kur këtë e dëgjoi Aishja, ka thënë: “A e ka thënë këtë ai?” Të pranishmit kanë thënë: “Po!” Ajo ka thënë: “Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zubejrin!” Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aishja r. anha, pasi ndërprerja u zgjat. Ajo ka thënë: “Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thyej zotimin tim.” Pasi kjo u zgjat, Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Esved b. Abdi Jeguthit dhe u tha: “Ju betohem në All-llahun që të më çoni deri tek Aishja r. anha, sepse nuk e ka patur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!” Shkuan Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: “Es-selamu alejki ue rahmetullahi ue berekatuhu, a mund të hyjmë?” Aishja ka thënë: “Hyni!” Ata kanë thënë: “Të gjithë ne?” Aishja ka thënë: “Po, hyni të gjithë ju!” Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri. Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqa-foi dhe filloi ta lusë dhe të qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën, ndërsa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar që po vepron ti me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t’i ndërprejë lidhjet me vëllanë e tij më shumë se tri netë. Pasi ata theksuan dhe përmendën këtë gjë, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: “Unë jam zotuar, kurse zotimi është çështje e rëndë”. Ata vazhdimisht, këmbëngulnin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë, sa lotët lagnin mbulesën e saj.” 364 363 Share

(Transmeton Buhariu)