Libri Rijadus Salihin

Kategoria MBI SUNETIN E AKSHAMIT PAS DHE PARA FARZIT

Hadithi 1130 Enesi r.a. thotë: “I kam vërejtur As-habët e vjetër dhe me autoritet të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. se nxitonin për të falur nafile namazin para akshamit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1131 Enesi r.a. thotë: “Ne i falnim në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nga dy rekate pas perëndimit të diellit dhe para farzit të aksha-mit.” Të pranishmit në këtë bisedë pyetën: “A i falte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nga dy rekate para farzit të akshamit?” Enesi u përgjigj: “Ai neve na ka parë duke u falë, dhe nuk na ka urdhëruar e as nuk na ka ndaluar.” Share

(Transmeton Muslimi)