Libri Rijadus Salihin

Kategoria MUSTEHAB ËSHTË PËRSHËNDETJA ME SHTRËNGIMIN E DUARVE, BUZËQESHJE DHE PUTHJEN E DORËS SË NJERIUT TË MIRË

Hadithi 892 Berra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy muslimanë të cilët takohen dhe në mes veti përshëndeten, All-llahu xh.sh. do t’ua falë mëkatet e tyre para se ata të ndahen.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 893 Enesi r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, njëri prej nesh e takon vëllanë a mikun e vet, a ka nevojë (në shenjë nderimi) të përulet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo!” “A mund ta marrë për dore dhe ta përshëndesë me dorë?” Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Po!” Share

(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)

Hadithi 894 Safvan bin Assali r.a. tregon: “Një çifut i thotë shokut të vet: “Eja me mua te ky Pejgamber”, dhe shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa transmetuesi, pasi e ka përmendur hadithin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i All-llahut.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të vërtetë)

Hadithi 895 Ibni Umeri r.anhuma duke treguar një ndodhi thotë: “Ne iu afruam Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ia puthëm dorën.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 898 Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij) 363 Share

(Muttefekun alejhi)