Libri Rijadus Salihin

Kategoria NAMAZI I PARADITES - DUHASË

Hadithi 1147 Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për çdo mëngjes, për çdo nyjë tuajën jepet sadaka (lëmoshë). Çdo tes-bih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tahlil është sada-ka, çdo tekbir është sadaka, urdhri për punë të mirë është sadaka, ndalimi i së keqes është sadaka. Për këtë shpërblehen me dy reka-te, të cilat falen në namazin e paradites - duhasë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1149 Ummi Hani Fahita Binti Ebu Talibi r.anha thotë: “Unë shkova tek i Dërguari i All-llahut në vitin e çlirimit të Mekkes, dhe e kam gjetur duke u pastruar (gusul). Pasi është pastruar i ka falur tetë rekate. Kjo ishte në kohën e paradites - duhasë.” Share

(Muttefekun alejhi)