Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I GËRSHETIMIT TË FLOKËVE TË HUAJA, I TATUAZHIT DHE I MPREHJES SË DHËMBËVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ata, në vend të Tij, i luten idhujve femra; pra, nuk i luten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar! All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj. Edhe do t’i shpjerë, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme dhe do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve dhe t'i ndryshojnë krijesat e All-llahut. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha.”

(en-Nisa, 117-119)

Hadithi 1650 Nga Esma r. anha transmetohet se një femër e ka pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, vajzën time e ka goditur lia, prandaj i kanë ra dhe i janë rralluar flokët, kurse unë e kam martuar. Për këtë shkak, a mund t’i vë asaj parukë (flokë të huaja)?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin kujt i gërshetohen flokët (i shtohen flokë të huaja me gërshetim).” Aishja r. anha transmeton hadith të ngjashëm. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1653 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka mallkuar femrat që gërshetojnë flokë të huaja për vetvete, femrat kujt i gërshetohen flokët, femrat që bëjnë tau-tazh dhe femrat që kërkojnë t'u bëhet tautazh. Share

(Muttefekun alejhi)