Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I KËRKIMIT TË VENDEVE UDHËHEQËSE, PREFEROHET LARGIMI NGA VENDET UDHËHE-QËSE, NËSE KËTË NUK E KËRKON NEVOJA

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Atë, botën tjetër, do t’ua japim atyre që nuk lakmoj-në madhështinë në këtë botë, as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.”

(el-Kasas:83)

Hadithi 679 Nga Ebu Seid Abdurrahman bin Semura r.a. thuhet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O Abdurrahman, i biri i Semurinit, mos kërko vende udhëheqëse. Nëse vjen deri te vendi udhëheqës pa e kër-kuar atë, atëherë do të jesh i ndihmuar, ndërsa nëse në vend udhëheqës vjen duke e kërkuar pozitën vetë, atëherë ti vetë je garant për të. Nëse betohesh në diçka, por e sheh se tjetra është më e mirë se ajo për të cilën je betuar, atëherë bë atë që është më e mirë, e për betimin tënd të dhënë më parë jep keffaret (i paraparë për betim).” Share

(Muttefekun alejhi)