Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I LAVDIMIT DHE I PERSEKUTIMIT TË PERSONAVE TË TJERË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Prandaj mos mburreni fort me vetveten, Ai e di më mirë atë që ruhet.”

(en-Nexhm, 32)

“Por ka rrugë (për dënim) ndaj atyre që dhunojnë njerëzit dhe pa të drejtë bëjnë çrregullime në tokë. Për ata ka dënim të dhembshëm.”

(esh-Shûrâ, 42)

Hadithi 1597 Nga Ijad b. Himari r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu më ka shpallur që ithtarët e mi duhet të jenë modestë ndaj njëri-tjetrit, që askush askujt mos t’i bëjë padrejtësi dhe që askush mos të lëvdohet kundruall tjetrit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1598 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur një njeri thotë: ‘Është shkatërruar njerëzia’, ai është më i shkatërruari.” Ky ndalim i gjykimit është për atë që këtë e bën nga vetë-simpatia personale, duke e përjashtuar veten nga shkatërrimi, i cili i nënçmon të tjerët dhe ngrihet mbi të tjerët. Ky është haram. Sa i përket atij që i vëren mungesat e njerëzve në punët fetare dhe këtë gjykim e shqipton nga kujdesi për botën dhe për fenë, atëherë nuk ka vërejtje. Kështu këtë e shpjeguan dhe e sqaruan dijetarët. Ndër imamët tjerë është edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Humejdiju etj. Share

(Transmeton Muslimi)