Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I MALLKIMIT TË NJERIUT PERSONALISHT DHE SHTAZËVE

Hadithi 1559 Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a., i cili qe nga pjesëmarrësit e Marrëveshjes së Hudejbisë (Bejaturr-rridvanit), transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush përbetohet me be joislame duke gënjyer me qëllim, ajo (beja) është siç ka thënë, kush e vret veten me diçka, me të do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Njeriu nuk është i obliguar ta kryejë fjalën e dhënë të pamundur, kurse mallkimi i besimtarit është i ngjashëm me vrasjen e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1560 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1561 Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmita-rë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1562 Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Hadithi 1563 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk është besimtar i mirëfilltë ai që e sulmon dhe ofendon tjetrin, që e mallkon tjetrin, që shprehet jomoralshëm dhe që është i paturpshëm.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1564 Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.” Share

(Transmeton Ebu Derdai)

Hadithi 1565 Nga Imran b. Husejn r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Derisa i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar.” Imrani (transmetuesi) ka thënë: “Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.” Share

(Transmeton Muslimi)