Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I SHIKIMIT TË GRUAS SË HUAJ DHE PERSONAVE TË BUKUR, PA ARSYE TË SHERIATIT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre).”

(en-Nûr, 30)

“Edhe të pamurit, edhe të dëgjuarit, edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”

(el-Isra, 36)

“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues.”

(Gâfir, 19)

“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”

(el-Fexhr, 14)

Hadithi 1631 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruhuni nga qëndrimet nëpër rrugë.” (As-habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’të bëjmë nëse duhet medo-emos të takohemi, sepse në rrugë kuvendojmë.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nëse nuk mundeni pa, atëherë jepjani të drejtën rrugës.” Ata kanë thënë: “Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Të mbyllen sytë (të ulet shikimi), të mos ngacmohet askush, të kthehet selami, të urdhërohet e mira dhe të ndalohet e keqja.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1632 Nga Ebu Talha Zejd b. Sehli r.a. transmetohet se ka thënë: “Ishim ulur në oborr dhe aty kuvendonim. I Dërguari i All-llahut erdhi mes nesh dhe qëndroi, pastaj tha: “Ç’keni që uleni nëpër rrugë publike? Largohuni nga uljet nëpër vende pulike!” Ne i thamë: “Vërtet ne ulemi, por jo për të keq. Jemi ulur të përkujtojmë kujti-met dhe të kuvendojmë ndërmjet veti.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Nëse është vetëm për këtë, atëherë rrugës jepjani të drej-tën e saj: të ulet shikimi, të merret selami dhe të kuvendohet mirë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1633 Nga Xheriri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për shikimin e befasishëm.” Ai ka thënë: “Ktheje (menjëherë) shikimin tënd!.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1634 Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e aty ishte edhe Mejmuneja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mbulohuni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)