Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I VEÇANTË I PASURISË SË BONJAKUT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ata, që hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur.”

(en-Nisa, 10)

“Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, përveç në mënyrën më të mirë të lejuar.”

(el-En’am, 152)

“Dhe të pyesin për bonjakët thuaj, më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi.”

(el-Bekare, 220)

Hadithi 1621 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruhuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Ka thënë: “T’i bësh All-llahut shok në adhurim, sihri, vrasja e dikujt e që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme.” Share

(Muttefekun alejhi)