Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E HEQJES SË STOLIVE DHE PARFUMOJSJES MBI TRI DITË PËR NJË TË VDEKUR, PËRVEÇ PËR BASHKËSHORTIN KATËR MUAJ E DHJETË DITË

Hadithi 1783 Nga Zejneb bint Ebu Selemete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Kam hyrë tek Ummi Habibeja r. anhuma, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ka vdekur babai i saj Ebu Sufjan b. Harbi r.a. Ajo kërkoi që robëresha t’i sjellë parfum, në të cilin kishte shafran apo diçka tjetër, e parfumosi me te robëreshën, e pastaj i fërkoi dy faqet e saj dhe pastaj ka thënë: “Për All-llahun, nuk po më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që nga minberi thotë: “Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, të braktisë stolisjen më shumë se tri netë për një të vdekur, përveç për bashkëshortin katër muaj e dhjetë ditë.” Zejnebi më tej thotë: “Pastaj kam hyrë te Zejnebja, e bija e Xhahshit r. anha, kur i vdiq i vëllai, e edhe ajo e kërkoi përfumin dhe me të u fërkua, e pastaj më tha: “Për All-llahun, mua nuk më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë në minber: “Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ta braktisë stolisjen më shumë se tri ditë, përveç për bashkë-shortin e vet katër muaj e dhjetë ditë.” Share

(Muttefekun alejhi)