Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E NDËRMJETËSIMIT NË LIGJET E ALL-LLAHUT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Laviren dhe lavirin, çdonjërin, rriheni me njëqind të rëna me kamxhik dhe le të mos ju preokupojë sentimentalizmi duke e zbatuar fenë e All-llahut, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.”

(en-Nûr, 2)

Hadithi 1779 Nga Aishja r.a. transmetohet se Kurejshitët janë mërzitur kur një femër nga Mahzunijjët ka vjedhur diçka dhe kanë thënë: “Kush do t’i flasë për të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Të tjerët kanë thënë: “Kush tjetër përveç Usame b. Zejdit, mik i ngushtë i të Dër-guarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Usameja foli për të, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë. “Ti po ndërmjetëson në një prej dispo-zitave (dënimeve) të All-llahut të Madhëruar?” Pastaj ëshë ngritur, ka këshilluar e pastaj ka thënë: “Vërtet ata para jush janë shkatë-rruar për shkak se kur një njeri me autoritet ka vjedhur nuk është dënuar, ndërsa kur ka vjedhur një njeri i dobët, ata e dënonin rreptë. Betohem në All-llahun, sikur Fatimja, e bija e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të vidhte diçka, do t’ia preja dorën.” “Fytyra e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pat ndërruar ngjyrën e atëherë ka thënë: “Ti po ndërmjetëson në një dispozitë prej dënimeve të All-llahut, ë?” Usameja ka thënë: “Lutu për falje ndaj meje, o i Dërguari i All-llahut!” Transmetuesi ka thënë: “Pastaj (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka urdhëruar që femrës t’i prihet dora dhe iu pre.” Share

(Muttefekun alejhi)