Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E PËRCJELLJES SË BISEDËS DHE FJALËVE TË NJERËZVE TE PRONARËT, NËSE NUK KA NEVOJË PËR TË, SI FRIKA PREJ NGATËRRESAVE E TË NGJASHME

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!”

(el-Maide, 2)

Për këtë kapitull janë theksuar shumë hadithe më parë, kurse këtu po përmendim vetëm këtë:

Hadithi 1547 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtetë dua të dal mes jush zemërpastër (të kem mendim të mirë për ju).” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)