Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALOHET UDHËTIMI I GRUAS VETËM NË UDHËTIM TË GJATË

Hadithi 996 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje, e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjyki-mit, të marrë rrugë të gjatë prej një dite e një nate pa e shoqëruar një i afërm i familjes.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 997 Ibnu Abbasi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Assesi nuk duhet lënë vetëm një burrë me një grua, të cilën nuk e shoqëron një i afërm. Gruaja nuk duhet të udhëtojë pa të afërmin e saj.” Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, gruaja ime udhëton për në haxh, kurse unë jam i obliguar (i regjistruar) i përhershëm në këtë e këtë betejë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Shko dhe kryeje haxhin së bashku me gruan tënde!” 363 Share

(Muttefekun alejhi)