Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDIHMA RECIPROKE NË BAMIRËSI DHE DEVOTSHMËRI
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotsh-mëri.”
(el-Maide, 2)
Dhe thotë:
“Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe të cilët porosisin për drejtësi dhe i rekomandojnë njëri-tjetrit durim.”
(el-Asr, 1-3)
Imam Shafiu ka thënë: “Vërtet shumica e njerëzve janë të pakujdesshëm (në gaflet) nga kuptimi i kësaj sureje.”
Hadithi 182 Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Zejd ibn Halid el-Xhuhnij r.a. i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e përgatit (me pajisje luftarake) një luftëtar në rrugë të All-llahut, edhe ai ka luftuar (e ka shpërblimin si të atij që ka luftuar). Kush mbetet dhe kujdeset për familjen e një luftëtari duke i bërë mirë, edhe ai ka luftuar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 184 Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka takuar një grup të kalorësve në Revha (vend afër Medinës) dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi muslimanë.” Ata e pyetën: “Kush je ti?” (Pejgamberi) Tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut.” Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxh?” Pejgamberi tha: “Po, kurse ti ke shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 185 Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Arkëtari i besueshëm musliman është i cili e zbaton urdhrin dhe jep a paguan në mënyrë të plotë me gjithë dëshirë dhe ia dorëzon atij për të cilin është urdhëruar çdokush nga dhënësit e zekatit.”
(Muttefekun alejhi)