Libri Rijadus Salihin

Kategoria NXITJA PËR FALJEN E NAMAZIT TË VITRIT

Hadithi 1139 Aliu r.a. thotë: “Vitri nuk është porosi siç janë namazet e detyruara (namazet e obliguara ditore), por është vitr namaz, të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka legalizuar, e ka bërë sunet të vetin dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu është vitr (një, i pashoq, i vetëm), dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur’anit!” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Hadithi 1141 Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Bëjeni namazin e fundit natën, vitr (tek)!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1142 Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Faleni namazin e vitrit para agimit të sabahut tuaj!” Share

(Transmeton Muslimi)