Libri Rijadus Salihin

Kategoria NXITJA E SHTIMIT TË MIRËSIVE NË MBARIMTË JETËS

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“A nuk ju kemi lënë të jetoni mjaft, e ai që ka dashur të mendojë ka pasur mjaft kohë, madje ju erdhi edhe Pejgamberi!”

(el-Fatir, 37)

Ibni Abbasi dhe dijetarët e tjerë islamë rreth kuptimit të këtij ajeti thonë: “A nuk ju kemi lënë të jetoni 60 vjet” dhe këtë e provojnë me hadithin që do të theksohet më poshtë. Thonë edhe për 18 vjet ose 40 vjet. El-Hasani, el-Kelbiu, Mesruki, Nikli nga Ibni Abbasi po ashtu transmetojnë se kur ndonjëri prej medinasve mbushte 40 vjet vetmohej për ibadet. Kurse për pjesën e ajetit: “Madje u erdhi edhe Pejgamberi” Ibni Abbasi dhe Xhumhuri thonë: “Ai është Pejgamberi Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, e ka pasur edhe mendime të tjera.

Kurse hadithet mbi këtë temë janë:

Hadithi 114 Nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Arsyetohet All-llahu ndaj njeriut të cilit ia vonon exhelin derisa t’i mbushë gjashtëdhjetë vjet.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 116 Transmetohet nga Aishja r. anha se ka thënë: “Pasi u shpall surja En-Nasr (“Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut”), i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk ka falur asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suhbhaneke rabbena ve bi hamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O All-llahu im, më fal) Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 118 Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Secili njeri do të ringjallet (në Ditën e gjykimit) në gjendjen në të cilën ka vdekur.” Share

(Transmeton Muslimi)