Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRGËZIMI DHE URIMI JANË VIRTYT FETAR

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Përgëzoji robërit e Mi, që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre.”

(ez-Zumer:17-18)

All-llahu xh.sh. prapë thotë:

“Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në Xhenet ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.”

(et-Tewbe: 21)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Dhe ne e gëzuam me një djalosh të mirë.”

(es-Saffat:101)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë me lajme të mira.”

(Hud:69)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Kurse gruaja e tij rrinte në këmbë dhe ne e përgëzu-am me Is-hakun e pas Is-hakut dhe Jakupin.”

(Hud:71)

All-llahu xh.sh. prapë thotë:

“Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë, engjëjt e thirrën: All-llahu ty të përgëzoi me Jahjanë.”

(Ali Imran: 39)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih.”

(Ali Imran:45)

Ka edhe shumë ajete të tjera të njohura në këtë temë, ndërsa sa u përket haditheve:

Hadithi 713 Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ka përgëzuar Hatixhen r.a. me një shtëpi prej margaritarëve në Xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 714 Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest në shtëpinë e vet, pastaj doli nga shtëpia dhe tha: “Gjithsesi do ta shoqëroj Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe do ta kaloj me të këtë ditë.” Shkoi në xhami dhe pyeti për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Të pranishmit i thanë: “Shkoi atje!” Esh’ariu tha: “Unë dola prej xhamisë dhe shkova pas tij, duke pyetur për të, derisa arrita tek pusi i Erisit. Aty qëndrova tek dera, derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i mbaroi punët e veta dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afër tij, ndërsa ai ishte ulur në pusin e Erisit. Qëndronte në mesin e lartësisë së pusit, i kishte përvjelur këmbët dhe i kishte lëshuar në pus. Unë e përshëndeta me selam, pastaj u ktheva, u ula tek dera dhe thashë: “Vërtet sot do të jem portieri i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derën dhe unë i thashë: “Kush është?” Tha: “Unë jam Ebu Bekri.” Unë pastaj ia ktheva: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i thashë: “Ebu Bekri kërkon leje të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje se do të shkojë në Xhenet!” Unë pastaj u ktheva tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Urdhëro, hyr. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet. Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në pjesën e sipërme të arkës së pusit dhe të dy këmbët i shtiu në pus, ashtu siç kishte vepruar i Dërguari i All-llahut, dhe i përvoli teshat. Unë prapë u ktheva, u ula, dhe e lashë në shtëpi vëllanë tim të marrë abdest dhe të vijë pas meje. Atëherë kam thënë: “Nëse All-llahu xh.sh. i jep ndonjë të mirë (duke menduar për vëllanë tim, i cili kishte mbetur në shtëpi duke marrë abdest), do t’i vijë.” Kur, dikush trokiti në derë, dhe unë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Umeri, i biri i Hattabit!” Unë i thashë: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e përshëndeta me selam, pastaj i thashë: “Umeri kërkon të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lëre dhe përgëzoje me Xhenet.” Unë u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashë: “Urdhëro, hyr! Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., në pjesën e epërme të pusit dhe i shtiu këmbët në të. Pastaj unë u ktheva, u ula dhe thashë: “Nëse All-llahu ia dëshiron të mirën (mendon në vëllanë e vet), do t’i vijë.” Atëherë dikush trokiti në derë. Unë prapë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Uthmani, i biri i Affanit.” Unë iu përgjigja: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe e lajmërova për ardhjen e Uthmanit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Lejoje të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet si dhe belanë e cila do t’i ndodhë.” Unë u ktheva tek Uthmani dhe i thashë: “Urdhëro, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. të përgëzon me Xhenet dhe belanë e cila do të ndodhë.” Uthmani r.a. e gjeti pjesën e epërme të pusit të mbuluar dhe u ul në anën tjetër të posit.” Seid ibnu Musej-jeb thotë: “Uljen e këtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 716 Ibnu Shumaseta thotë: “Shkuam ta vizitojmë Amr ibnul Asin r.a. të shtrirë në shtratin e vdekjes, i cili qau shumë. Pastaj e ktheu fytyrën nga muri. I biri i tij filloi t’i flasë: “O babai im! A nuk të ka përgëzuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me këtë dhe këtë?” Ai u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Më e vlefshmja dhe ajo të cilën e llogarisim më shumë është fjala e dëshmisë (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është i Dërguari i Tij. Unë vërtet kalova nëpër tri periudha: E konsideroja veten se isha armiku më i madh i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., më dukej se askush nuk e urrente më shumë se unë, dhe në atë kohë nuk kishte për mua kënaqësi më të madhe vetëm se ta mbytja Pejgamberin. Sikur të vdisja në atë gjendje, do të isha me siguri gjithmonë në Xhehenem. Mirëpo, kur All-llahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i thashë: “Shtrije dorën e djathtë që të betohem (zotohem).” Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ç’ke o Amr?” Unë pastaj i thashë: “Dua të të kushtëzoj!” Pejgamberi u përgjigj: “Kushtëzo ç’të duash!” Unë pastaj i thashë: “Dua që të më falen gabimet!” Pejgamberi tha: “A nuk e di se Islami shlyen çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di se haxhi shlyen çdo gjë që ka qenë më parë?” Për mua atëherë nuk kishte njeri më të dashur si dhe më të madh në sytë e mi se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Unë nuk mundesha t’i ngopja sytë me të për shkak të respektit që kisha ndaj tij. Sikur të më pyesë sot dikush që ta përshkruaj, nuk do të mundesha ta bëj, për arsye se unë nuk i kam ngopur sytë e mi me të. Sikur të kisha vdekur në atë gjendje me siguri do të shpresoja që të jem prej xhenetlinjve. Pastaj ishte periudha e tretë. Isha i ngarkuar në vende udhëheqëse me përgjegjësi (veli) dhe nuk e dija gjendjen time si jam gjendur gjatë kësaj kohe. Për këtë kur të vdes, të mos më përcjellë vajtimi e zjarri, ndërsa kur të më varrosni, hidheni mbi mua dheun nga pak, pastaj qëndroni rreth varrit tim aq sa të mund të prehet kurbani dhe të copëtohet mishi i tij, që të heq mërzinë me ju deri sa të shoh se me çfarë t'iu drejtohem të dërguarve të Krijuesit tim.” Share

(Transmeton Muslimi)