Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRKUSHTIMI - DEVOTSHMËRIA DHE LARGIMI I DYSHIMEVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”.. E keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu është e madhe.”

(en-Nûr, 15)

“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”

(el-Fexhr, 14)

Hadithi 595 Transmetohet nga en-Nevvas ibn Sem’ani r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Bamirësi është sjellja dhe karakteri i mirë, kurse mëkat është ajo çka mendon në vetvete, e nuk dëshiron që ta dinë njerëzit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 597 Transmetohet nga Ebu Sirvea Ukbe ibn el-Harithi r.a. se ai u martua me vajzën e Ebu Ihab ibn Azizit, pastaj erdhi një grua dhe i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbës dhe asaj me të cilën është martuar.” Ukbeja i tha asaj: “Unë nuk e di se ti më ke dhënë gji, e as që ti më ke informuar për këtë.” Pastaj i hipi (kafshës për hipje) dhe erdhi në Medine tek i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe e pyeti. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Si jo, pasi që është thënë!” Pastaj Ukbe e shkurorëzoi atë dhe ajo u martua me tjetër burrë.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 598 Transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a. se ka thënë: “Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Largoju asaj që të duket e dyshimtë, ndërsa përmbaju asaj ku nuk je i dyshim-të.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)