Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRSËRITJA E SELAMIT ËSHTË MUSTEHAB ME PERSONIN TË CILIN E TAKON PAS NDARJES, NËSE PERSONI HYN DHE DEL NË TË NJËJTËN KOHË, APO NËSE I NDAN NDONJË DRU APO DIÇKA E NGJASHME...

Hadithi 864 Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsë-riti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 865 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllanë e vet, le ta përshëndesë me selam, nëse ata i ndan ndonjë dru, ose ndonjë mur dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)