Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRSHËNDETJA ME MIKUN DHE POROSIA PARA NDARJES PËR SHKAK TË UDHËTIMIT OSE PËR DIÇKA TJETËR, LUTJA PËR TË SI DHE KËRKIMI I LUTJES PREJ TIJ

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: ‘O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë, assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!’ A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdhi Jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: ‘Çka do të adhuroni pas meje?’ Do të adhurojmë, i thanë ata, Zotin tënd dhe Zotin e të parëve të tu, Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot, dhe ne atij i jemi dorëzuar.”

(el-Bekare:132-133)

Hadithi 717 Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotë: “Shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe të gjithë ne ishim të ri dhe të një moshe. Te ai qëndruam njëzet netë, ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i mëshirshëm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrë malli për familjet tona, andaj na pyeti se kë kemi prej familjes e ne i treguam, pastaj ai tha: “Kthehuni tek familjet tuaja dhe rrini me ta, mësojini dhe urdhëroni në të mira dhe faleni këtë namaz në këtë kohë dhe namazin tjetër në kohën tjetër. E kur të vijë koha e namazit, njëri prej jush le ta thërrasë ezanin, e më i moshuari nga ju le të dalë imam.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 718 Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: “Kërkova leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxhxhit), më lejoi dhe më tha: “Mos na harro, o vëlla, nga lutjet e tua!” Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër sesa të bëhej e tërë bota imja.” Në një rivajet tjetër Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shoqërona, vëlla, në lutjet e tua!” Share

(Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)

Hadithi 721 Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen)