Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRULËSIA DHE AFËRSIA NDAJ BESIMTARËVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe bëhu më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!”

(esh-Shuara, 215)

“O besimtarë, nëse dikush prej jush i shmanget fesë së vet, ani, se All-llahu në vend të tyre do të sjellë njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve.”

(el-Maide, 54)

“O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij.”

(el-Huxhurat, 13)

“Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di më mirë atë që ruhet.”

(en-Nexhm, 32)

“Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia. A janë këta, për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut? Hyni në Xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!”

(el-A’raf, 48-49)

Hadithi 609 Transmetohet nga Enesi r.a. se kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pastaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Mutefekun alejhi)

Hadithi 610 Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Sikur ndonjë robëreshë e Medinës të kërkonte nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (ndonjë ndihmë a shërbim), do të shkonte për të ku të dojë (ajo).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 611 Transmetohet nga el-Esved ibn Jezid se ka thënë. “Është pyetur Aishja r.a. se ç’bënte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në shtëpi? Tha: “Ka qenë gjithmonë në ndihmë të familjes, kurse kur vinte koha e namazit, shkonte në namaz.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 612 Transmetohet nga Ebu Rif’ate Temim ibn Usejdi r.a. të ketë thënë. “Erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili ishte duke e mbajtur hutben dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ka ardhur një njeri i panjohur dhe po pyet për fenë, sepse nuk di se ç’është feja.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u kthye nga unë, e la hutben dhe erdhi tek unë. Pastaj ia sollën një karrige, në të cilën u ul dhe filloi të më mësojë atë që All-llahu ia ka mësuar. Pastaj iu kthye hutbës së vet (të filluar) dhe e përfundoi.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 613 Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur hante ndonjë ushqim i lëpinte tre gishtat e vet. Ka thënë (Enesi): “Ka thënë (Pejgamberi): “Kur ndonjërit prej jush i bie kafshata, le t’ia largojë papastërtinë dhe pastaj le të hajë e mos t’ia lë djallit.” Dhe ka urdhëruar që të fshihet (me gishta) ena, pastaj ka thënë: “Sepse nuk e dini se në cilin ushqim gjendet begatia (bereqeti).” Share

(Transmeton Muslimi)