Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR PËSHPËRITJEN RECIPROKE TË DY PERSONAVE NË PRANINË E TË TRETIT, PA LEJEN E TIJ, PËRVEÇ PËR SHKAK TË NEVOJËS SË VEÇANTË KUR FSHEHIN FSHEHTËSINË E NDALUAR D.M.TH. KUR FLASIN ME GJUHË TË PAKUPTUESHME PËR TË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Marrëveshja e fshehtë është nga djalli.”

(el-Muxhadele, 10)

Hadithi 1606 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të jenë së bashku tre vetë, mos të pëshpërisin dy prej tyre pa të tretin.” Maliku transmeton në “MuVattanë” e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thënë: “Unë dhe Ibni Umeri kemi qenë te shtëpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenë në treg. Atëherë erdhi një njeri që ka dëshiruar t’i pëshpërisë diçka Ibni Umerit. Pranë nesh nuk kishte njeri tjetër. Ibni Umeri ftoi një njeri tjetër, derisa u bëmë katër vetë. Ibni Umeri mua dhe njeriut të tretë, që e ftoi, i tha: “Ju të dy pritni pak (derisa ky të më pëshpërisë fshehtas), sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Mos të pëshpërisin dy vetë në mes vete pa të tretin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1607 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të jeni tre vetë, atëherë dy vetë mos të pëshpërisin, pa personin e tretë, deri atëherë kur nuk përziheni me njerëz, që mos të dëshpërohet i treti.” Share

(Muttefekun alejhi)