Libri Rijadus Salihin

Kategoria PIRJA ULUR ËSHTË MË E MIRË, POR LEJOHET EDHE PIRJA NË KËMBË

Hadithi 771 Ibni Abbasi r.a. thotë: “I dhash ujë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. prej Zemzemit dhe ai piu duke qëndruar në këmbë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 775 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka ndaluar që njeriu të pijë ujë në këmbë. Katade thotë: “E pyetëm Enesin: ‘E ngrënia e ushqimit?’” Enesi u përgjigj: “Ajo është edhe më e keqe dhe më e shëmtuar!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 776 Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos pijë në këmbë, e nëse harron, le ta kthejë.” Share

(Transmeton Muslimi)