Libri Rijadus Salihin

Kategoria PREFERIMI I IZOLIMIT NGA DEVIJIMI I NJERËZVE GJATË KOHËS APO FRIKA PREJ ÇRREGULLIMEVE NË FE, RËNIA NË HARAM DHE NË GJËRA TË TJERA TË DYSHIMTA

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi.”

(edh-Dharijat, 50)

Hadithi 604 Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Së shpejti do të vijë koha kur muslimanit do t’i jenë pasuria më e mirë delet me të cilat do të shkojë nëpër majë të bjeshkëve dhe pas rrjedhave të ujit, duke ikur me fenë e tij nga sprovat e ndryshme.” Share

(Transmeton Buhariu)