Libri Rijadus Salihin

Kategoria QORTIMI I ARMIQËSISË NË MESXHID, NGRITJES SË ZËRIT NË TË, PYETJES PËR SENDIN E HUMBUR DHE PUNËT PRIVATE

Hadithi 1706 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diçka në mesxhid, atëherë thojini atij: “All-llahu mos të dhëntë fitim në tregtinë tënde.” E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e humbur të tij në mesxhid, atëherë thojini atij: “Mos ta ktheftë prapë All-llahu atë (send) ty.” Share

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1708 Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recitohen në të poezi. Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)