Libri Rijadus Salihin

Kategoria QORTIMI I PRIVILEGJIMIT ME DHURATA TË NJË FËMIJE NDAJ FËMIJËVE TË TJERË

Hadithi 1782 Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se babai i tij ka shkuar teK i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i ka thënë: “Vërtet unë e kam dalluar veçan këtë birin tim, djaloshin (me një rob).” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A e ke dalluar (me dhuratë) veçan çdo fëmijë tëndin, siç ke bërë me këtë?” Babai im u përgjigj. “Jo!” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ktheje atë (dhuratën) nga ai!” Në një transmetim thuhet: I Dërguari i All-llahut ka thënë: “O Beshir, a ke vepruar kështu edhe me fëmijët e tjerë?” Përgjigjet: “Jo!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë. “Frikësojuni All-llahut dhe bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj!” Babai im e ktheu dhuratën që ma pat dhënë, pasi u kthye në shtëpi.” Në një transmetim thuhet: “I Dërguari i All-llahut ka thënë: “O Beshir, a ke ti fëmijë të tjerë përveç këtij?” U përgjigj: “Po!” I Dërguari i All-llahut ka thënë: “A i ke dhuruar ti çdo fëmijes ngjashëm me këtë?” (Beshiri) përgjigjet: “Jo!” Atëherë Pejgamberi i ka thënë: “Atëherë mos më merr mua për dëshmi-tar, sepse unë nuk do të dëshmoj për të padrejtën (dhunën).” Në një transmetim thuhet: “Mos më merr mua për dëshmi-tar në të padrejtë!” Në një transmetim thuhet: “Për dëshmitar merr dikë tjetër përveç meje!” Pastaj ka thënë: “A të gëzon ty që të gjithë fëmijët e tu të jenë të barabartë në mirësi?” Beshiri ka thënë se: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur është ashtu (unë nuk do të jem dëshmitar për ty)!” Share

(Muttefekun alejhi)