Libri Rijadus Salihin

Kategoria RËNDËSIA E PËRDORJES SË MISVAKUT (FURÇËS) PËR LARJEN E DHËMBËVE

Hadithi 1205 Hudhejfeja r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur çohej prej gjumi, e pastronte gojën e vet me misvak (furçë).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1206 Aishja r.anha thotë: “Ne i përgatitnim të Dërguarit të All-llahut misvakun e tij dhe ujin e pastër. Edhe atëherë kur All-llahu e zgjonte natën, ai e përdorte misvakun, merrte abdest dhe falej.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1207 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me të madhe ju porosis të përdorni misvakun (furçën e dhëmbëve).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1210 Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Misvaku (furça e dhëmbëve) është mjet për pastrimin e gojës dhe kënaqësi për Krijuesin.” Share

(Transmetojnë Nesaiu dhe Ibnu Huzejme)

Hadithi 1213 Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mustaqet shkurtojini, kurse mjekrën lëreni!” Share

(Muttefekun alejhi)