Libri Rijadus Salihin

Kategoria SALAVATET PËR TË DËRGUARIN E ALL-LLAHUT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM.

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ata, të cilët po e fyejnë All-llahun dhe të Dërguarin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; Atyre u ka përgatitur vuajtje të turpshme.”

(el-Ahzab, 56)

Hadithi 1405 Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush bën një salavat për mua, All-llahu atij ia bën dhjetë salavate.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1406 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për mua më i dashur në Ditën e Gjykimit është ai që më së shumti ka bërë salavate për mua.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1407 Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kal-besh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Thotë: “Beli-te.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgambe-rëve janë haram (të ndaluar) për tokën.” Share

(Ebu Davudi me sened sahih)

Hadithi 1408 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I humbur dhe i nënçmuar është ai që, kur në praninë e tij përmendet emri im, nuk thotë salavat për mua.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1411 Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Koprrac është çdokush tek i cili përmendem, e nuk thërret salavat për mua.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Hadithi 1412 Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.” Share

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; i cili thotë se ky është hadith sahih)

Hadithi 1413 Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me se-lam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muha-medin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1414 Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Na erdhi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. kurse ne ishim në ndeje te Sa’d b. Ubadeh r.a., e Beshir b. Sa’di tha: “O i Dërguari i All-llahut, na ka urdhëruar All-llahu të themi salavate mbi ty, si do ta bëjmë këtë?” I Dërguari i All-llahut ka heshtur aq, sa ne dëshiruam që mos ta kishte pyetur për këtë, pastaj tha: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm. Kurse selami është sikur që jeni mësuar ju.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1415 Nga Ebu Humejd es-Saidij r.a. transmetohet se ka thënë: „(As’ habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të thërrasim salavate mbi ty?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e ke mëshiruar Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe gratë dhe pasardhësit e tij siç e ke bekuar Ibrahimin. Vërtet Ti je i Lavdishëm.” 363 Share

(Muttefekun alejhi)