Libri Rijadus Salihin

Kategoria SHENJAT E DASHURISË SË ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR NDAJ ROBIT, INKURAJIMI PËR T’U PAJISUR ME KËTË CILËSI DHE PËR ANGAZHIM NË FITIMIN E SAJ

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet. All-llahu fal dhe është Mëshirëplotë.”

(Ali Imran, 31)

“O besimtarë, kush prej jush i shmanget fesë së vet, All-llahu në vend të tyre do të sjell njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen kërcënimit të kurrfarë kërcënuesi. Ajo është mirësi e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë - dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë.”

(el-Maide, 54)

Hadithi 392 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur All-llahu i Madhëruar e do robin e Vet, i thërret Xhibrilit: “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e duan dhe i sigurojnë pranim në Tokë.” Share

(Muttefekun alejhi)